Takimi me veten time

Kultura

Takimi me veten time

Nga: Enver Sahiti Më: 7 qershor 2022 Në ora: 15:59
Enver Sahiti

I mbyllur i vetëm

Dhe pyeta veten time.

Çfar do më sjellë e ardhmja?

Dëgjoje veten, o njeri më tha!

Se të ardhmen ne doren tënde ke.

Për miq e shokë

Mos u anko se nuk i ke ,

Se ti nuk ke vullnet ti kesh

Sepse kerkon të mirët

e veshtirë ti gjesh

Nis nga vetja jote

të i bëshë të mire,

ata që i ke pranë…

Prishtinë Maj 2022

Tiktasin akrepat e orës

==================

Akrepat e orës tiktasin ngadalë

E as blozën nga vetja s’mundë ta heqin

Ndersa emri yt.!

varrur në blozë me akrepat mbeti.

Si errësirë pyelli

furishem mbuloi mendjen

dhe rrokaqiejsh mendimesh

të ngris pallate në re

e në pesë sekonda ëndërr

folëm, e u pamë si hije errësire ne..

01.06.2022 Enver sahiti

Sikur në sheshin tim

===============

Mu aty në shesh

takoheshim te Kristali.

nën dritat e trotuarev

E hijeve tëdrunjëve

që na bënin roje.

Dora dores e hap pas hapi ecnim.

Imagjinatë n’mendje për t’ardhmen tonë.

Ishim të ri atëherë,

e as furtunat s’na ndalonin

Per te shijuemen të ëmblën jetë.

E tani..!

Vitet fluturuan e bejnë valle mes nesh

Pa fije turpi lëdrojnë në dasmën tonë jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat