Asnjë ditë pa Zot....!

Kultura

Asnjë ditë pa Zot....!

Nga: Agron Shabani Më: 11 qershor 2022 Në ora: 15:48
Agron Shabani

Kur e vizitova Romën isha i ri shtalb. 

Ndonëse, qysh i vogël ose si nxënës i shkollës fillore, as vet nuk e di, por ëndërroja të vizitoja sallë njëherë qytetin e diellit (Romën) dhe Vatikanin.

Deshti Zoti dhe si të thuash, m'u realizua deshira.

Ishte stinë vere e vitit 1985....Si papritur dhe kujtuar as vet u ndodha në Romë. Nejse!

Roma e lashtë-Antike, ishte aty dhe vetëm aty ku e kishin lënë dikur Romuli dhe Remi, Rea Silvia, Lavinia e bukur nga Lacioja, Shën Pjetri me Apostujtë, Jul Cezari, Aurelius Cotti, Mark Antoni, Hanibali, Kaligulla, Mark Bruti, Oktaviani, Leonardo Da Vinçi, Mikellanxhello Bonaroti, Shën Jeronimi, Niketë Dardani dhe shumë e shumë të tjerë.

Në Vatikan ndërkaq, shpirti i shënjë, sikur sikur të ndiçte, përcillte ose shoqëronte kudo.

Ndërkohë që ato freska, murale ose mozaiqe impozate të Mikelangjellos, Da Vinçit, Boçelit dhe kolosëve të tjerë në bazilikën (katedralen) e famshme të Shën Pjetrin në Vatikan, sikur kishin ngritur ose ndërtuar një ujdi qiellore me profetët e lartë ose apostujt.

Qielli mbi Vatikan dhe gjithandej qytetit të diellit, dukej i qetë, i kaltërt (blu) dhe tepër i thellë në horizontin e parë që fillonte nga aty e nuk i dukej fundi.

Aty ishin edhe romakët (italianet) e bukura, ekskluzive dhe tepër ekzotike...Sëcila prej tyre me nga një copë qielli në dritat e syve.

Në 'Koloseum" dhe "Forum Romanum", pos historisë së njohur mbi vrasjen (vdekjën) tragjike të Jul Cezarit, akoma mund të verehëshin (mes rrejashtave) gjurmët e arenave të ndryshme të gladiatorëve së bashku me një mbishkrim të njohur të Talësit, kur tha dikur se :Nata për të mençurin, trimin, heroin ose patriotin, është një ditë me herët, ndërsa dita (drita) një natë me pak. "

Dikund pranë tyre edhe "Të Deum" dhe "Asnjë ditë pa Zot" të Niketë Dardanit, Florit, Laurit etj... Nejse!

Si fëmijë ose nxënës i shkollës fillore, nga im at i ndjerë shkollash shqipe dhe njeri prej doajenëve ose veteranëve të arsimit shqip në Gjakovë, Deçan, Rahovec dhe Suharekë, pos tjerash kisha mësua mite, epose, legjenda ose historike të ndryshme mbi burrat epik, mitik ose kalorsiak të Mirëditës kushtrimtare dhe kryengritëse, të cilët edhe 

nëse, janë në gjak ose hasmëri me ta, të vrasin ose marrin gjak për ta ose për to, nëse dikush tjetër ua shkel ose cenon nderin, moralin, dinjitetin dhe krenarine e familjeve dhe farefisit të tyre. Mbi burrat ose malësorët trima dhe tepër fisnik të Fanit, Rrëshenit dhe teevave të Mirëditët, Dukagjinit, Malësisë së Gjakovës, Rugovës, Drenicës, Llapit, Gollakut, Boletinit, Kaçanikut ose Karadakut, se si edhe familjeve të hasmit ose armikut, dikur u kanë çua bukë ose miell në magje, si dhe plot legjenda dhe histori të tjera që i kam dëgjuar, lexuar dhe kuptuar me vonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat