Vetëm ti di të dashurosh si unë

Kultura

Vetëm ti di të dashurosh si unë

Nga: Kumrie Shala Më: 14 qershor 2022 Në ora: 21:12
Kumrie Shala

Kush di të dashurojë si unë, përveç teje,

Si unë, vetëm ti di të duash,

Vetëm ti di ta ndjesh aromën e dashurisë së kahmotshme.

Dashuria që me sy ushqen njomësinë e saj,

Ledhaton qetësinë shpirtërore,

Të fut në ndjesi djallëzore.

Kur fillon dashuria marrëzore,

Dukesh gjimnazist a si nxënës i shkollës fillore.

Dashuria e pastër të mban lidhur nyjë-nyjë,

E rrënjët e saj depërtojnë thellë në brendësi të shpirtit,

Dhe askush s'mund ta shkulë.

Dashuri quhet atëherë kur zemra rrah me ritme të shpejta,

Bum e bum e shpirtin ta lëkund,

Sytë kur piqen, shkëlqejnë si margaritarë,

Të mbushur me lëngje të dashurisë së rrallë,  

Gjoksi gufonFytyra bëhet zjarr.

Fytyra bëhet prush,

Fjala mbetet në gushë.

Kush di të dashurojë si unë,

Përveç teje?

Askush!

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat