Fantazma e vdekjes

Kultura

Fantazma e vdekjes

Nga: Ilir Muharremi Më: 15 qershor 2022 Në ora: 19:50
Bekim Fehmiu

Mëngjesin e 15 qershorit Bekim Fehmiu ishte zgjuar me flokë të ngatërruar, nga një gjumë plot ëndrra, me figura të errëta dhe të frikshme. Mesiguri koka i dhimbte nga një zhurmë e shurdhët e cila ishte stuhi e vdekjes. Fantazma e vdekjes e kishte rrethuar shtratin e tij, kishte lëshuar rrënjë poshtë në dysheme. Hijet gjarpëronin mbi muret e bardha të dhomës. Rrezet e diellit nuk ishin ato rreze të ngrohta të qershorit. Stuhia e shpirtit dhe fantazma rreth krevatit hedhnin vallen dhe përgatiteshin për festën. Përgatitnin vendin e ri të një njeriu të madh.

Bekimi ishte në mëdyshje me gjymtyrë të mpira dhe të rënda. I përmblodhi mendimet me vështirësi: të vazhdonte jetën, ose të vishet me kostumin që ja kishte lënë poshtë krevatit fantazma e vdekjes. Ai duhej të vendoste shpejt sepse koha e tij e brendshme ishte perla e fatit grek, sepse as Zoti nuk është mbi fatin. Mund të heqësh dorë nga gjithçka, por vështirë është të heqësh dorë nga jeta jote. Ky mendim e detyroi Bekimin e palëkundur të tërhiqet te pasqyra. Pasi pa fytyrën e tij, ai nuk u tërhoq nga propozimi i fantazmës, por nuk e braktisi nga shpirti jetën e cila ishte dhuratë për të.

Përleshjet e mendimeve gërryenin ekzistencën e tij të cilën e kishte arsyetuar mirë gjatë të jetuarit. Në këtë çast vendimtar, ndoshta Bekimin e kishte kapluar ndonjë ethe, por ai kishte filluar të vishte kostumin të cilin ja kishte qepur fantazma e vdekjes. Pasi veshi kostumin u lëshua në shtrat , i gatshëm për të ikur. Poshtë krevatit dëgjoheshin hapat e fantazmës që shkelnin dyshemën, zëra të ndryshëm i ngjiteshin në mendje, ca zogj të padukshëm dhe dielli i qershorit filloi të lëshonte në dhomë rrezet e shndritshme dhe të ngrohta. Bekimit i dukej që ishte vonë dhe fantazma afrohej e afrohej drejt tij. E shikoi sahatin dhe çdo gjë duket sikurse ishte planifikuar, fantazma nxirrte dhëmbët duke thithur faqet e thata, Bekimi tashmë vështrimin e mbante te miku i ri, miku i përjetësisë.

Përnjëher i shkoi në mendje se veprimin për të ikur drejt peizazhit të ri nuk ja impononte ekzistenca sepse ai po vetlindë në këtë peizazh të ri me dashje, duke lënë anash karakterin qesharaka të zkonit të të vazhduarit jetën, por Bekimi në shpirt e kishte edhe jetën edhe mikun e ri. Ai më herët e kuptoi se e kotë është të vuash.

Fantazma tashmë e kishte rrethuar shtratin e Bekimit, Bekimi shtrengoi pistoletën, fantazma tentonte t’i ndihmonte për ta bindur këmbëzën, filloi ta prek trupin e lëmuar të qytës së pistoletës. Gishti i Bekimit ngadalë nën këto rreze të diellit që kishin përshkuar gjithë dhomën iu bind fantazmës, dhe gjithçka filloi, qetësia u prishë, rrezet e diellit u tërhoqën, trupi i tij mbeti i palëvizshëm, fantazma u zhduk në çastin e zhurmës shurdhuese.

Bekimin e humbëm të cilin nuk e vlerësuam sa ishte gjallë, nuk e vlersojmë as tani. Nuk ja ngritëm një bust, një shtatore. Nuk organizojmë aktivitete për të. Nuk i kujtojmë filmat dhe rolet e tij. Nuk duam të mësojmë nga rolet që i jetësoi në skenë. Nuk flasim për patriotizmin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat