Mushkonjat politike

Kultura

Mushkonjat politike

Nga: Kalosh Çeliku Më: 10 gusht 2022 Në ora: 09:13
Kalosh Çeliku

Politikanët pasi e vodhën popullin me vite, dhe e lanë pa bukë, ikën me gjithë familje në pushime. E vranë në tokë, qiell e det. “Armiqtë” e shtetit të “përbashkët” dhe popullit i rrasën nëpër burgje.

Familjen, miqtë, dhe partizanët partiak klanor, pasi i punësuan nëpër ministri, ikën në pushime. Nuk i stërpikën vendbanimet shqiptare me “vaksinë” anti mushkonja politike. Dhe, e lanë popullin ta hanë mushkonjat natyrore.

Mos u trembëni! Përsëri, do të kthehen në Atdhe pas posteve politike dhe pasurisë! Djersës të popullit. Luftën ta vazhdojnë me fjalime të zjarrta “patriotike” nëpër mitingje partiake për pushtet. Premtime, në arsim dhe kulturë. “Bashkim kombëtar”...

Popullin ta “shpëtojnë” nga mushkonjat politike...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat