Teatri doemos duhet të përgjojë jetën...

Kultura

Teatri doemos duhet të përgjojë jetën...

Nga: Bajram Sefaj Më: 10 gusht 2022 Në ora: 17:35
Georgi Paro

Georgi Paro: “Mendoj se ansambli i dramës shqipe (teatrit Popullor Krahinor në Prishtinë) artistikisht është pjekur për detyra më të mëdha. Keni artistë të mrekullueshëm dhe që është më e rëndësishme ngaj të gjitha gjeneratat”..

- Georgi Paro, regjisor teatral me ronome botërore, qëndron si mysafir në Prishtinë. Me ansamblin e dramës shqipe të Teatrit Popullor Krahinor, do të vë në skenë “Makbetin” e Shekspirit. Shfrytëzuam rastin dhe për lexuesit tanë iu drejtuan me disa pyetje të cilat asesi nuk pretendojnë që t`i prekin thellësitë e problemeve të teatrove sot në proporcione të gjëra. Por më tepër dritë t`i hudhet Teatrit Popullor Krahinor në Prishtinë, i cili prej vitit në vit arrin rezultate gjithnjë e më të mira.

Sinqerisht kërkojmë falje që në fillim të kësaj bisede speciale për lexuesit e gazetës sonë, do të nisemi ndoshta hapave steriotipe. Por, megjithatë, prezantimin tuaj e konsiderojmë të domosdoshëm. Shkurtimisht na i përshkruanin “punktet” më karakteristike të rrugës suaj jetësore në botën e teatrit. Cilat janë, ne të drejtë, ato momente të dëshpërimeve (të hidhëta) nga njëra anë, dhe kënaqësisë dhe bindjes në atë çka punoni. Thonë se atë që e bëni – e bëni mirë. Thonë se frytet e punës suaj janë të mira shpirtërore që i nevojiten shumë çdo shoqërie. Përmendni disa suksese të dalluara njëra anë, dhe kënaqësisë dhe bindjes në atë çka punoni. Thonë se atë që e bëni – e bëni mirë. Thonë se frytet e punës suaj janë të mira shpirtërore që i nevojiten shumë çdo shoqërie. Përmendni disa suksese të dalluara regjisori në Teatrin amë, në miqësime në vend dhe në botën e jashtme?

Paro: shkurtimisht: regjinë e kreva në Akademinë në Zagreb. Pata fatin që profesorë t`i kemë Dr. Branko Gavellën dhe Bojan Stupicën, regjisor tanë më të mëdhenj. Kreva edhe studimet e “filozofisë së pastër në fakultetin filozofik në Zagreb. Konsideroj se këto studime kanë ndikuar në mua si regjisor gati në të vyejtën masë si edhe akademia. Pas kryerjes së studimeve punova në radio dhe në filmin dokumentar. Angaehmanin e parë teatral e mora në Teatrin Popullor kroat në Zagreb. Së shpejti kuptova se nuk do të mund të kem teatrin “tim” (në të vyejtën kohë ky është edhe dëshprimi më i madh në punën time, prandaj u nisa “të gjurmoj teatrin”, domethënë ansamblet ku do të mund t`i realizoja disa projekte të mia. Kështu në TPK bëra regji dhe në të gjitha teatrat e Zagrebit, Karlovcit, Mostarit, Tuzllës, Novi Sadit, Rijekës, Dubrovnikut, në lojërat verore të Dubrovnikut... Mendoj se prej 70 regjive, sa kam bërë deri më tsh ka patur disa të mira (“Jeta e Gduardit II të Brehtit dhe “Aretej” të Kërlexhës në regjinë në SHBA të nja dhjetë shfaqjeve. Jam marrë edhe me pedagogjinë e artit. Kam mbajtur ligjërata nga arti dhe regjia në Akademinë e Zagrebit dhe në disa universitete të Amerikës.Gjatë katër viteve të fundit punoj si drejtor artistik dhe elektor i Teatrit të Sterios. Kam lindur në vitin 1934.

- Jemi krenarë dhe të lumtur, nuk e fshehim kënaqësinë që gjendemi ndër ne. Jemi mirënjohës që keni gjetur kohë dhe mundësi që të qëndroni si mysafir në teatrin tonë, i cili, siç e dini, është i vetmi teatër profesional në KSA të Kosovës. Me fjalët e sinqerta dhe të ngrohta të mirëseardhjes, pyesim se si keni mundur të vini këtu edhe përpos aq obligimeve dhe udhëtimeve dhe a mund të lidhet kjo me miqësimin e kolegut tuaj dhe bashkëqytetarin tuaj, Tomisllav Durbeshiq, i cili me anëtarët e të njëjtit ansambël me të cilin ju punoni vjet vuri në skenë “gjendjen e shtetrrethimit” të Komiut.

Paro: Marrëveshja rreth ardhjes sime në këtë mes dhe punës me dramën shqipe të Teatrit Popullor Krahinor zgjat gjatë kohë, pipashë shfaqen f”Erveheja”. Kjo shfaqe, posaçërisht artistët, më pëlqyen aq sa vetë në “gjurmim për teatrin” ndjeva se ku qëndron rasti për punë në ndonjë Shekspirion ose grek. Siç dihet vendosëm për “Makbetin”.

- Ju keni pyetur duke u nisur nga fakti se posaçërisht disa vite pas, thjesht jani shpërndarë në të gjitha anët dhe keni plotë punë?

Paro: Është e vërtetë se punojmë mjaft. Jam i vetëdijshëm dhe më vjen keq që shumë bashkëpunime interesante nuk do të realizohen. Nuk dëshiroj të punoj në shpejtësi.

- Pas këtyre konstanteve të para me TPK në Prishtinë çfarë mendon: gjegjësisht (në heshtje) çka i flitnive tes: a pendoheni për këtë rrugë në të panjohur ose mendoni se keni bërë mirë që keni njohur edhe një pjesë të potencialit të panjohur teatral?

Paro: Mendoj se ansambli i dramës shqipe artistikisht është pjekur për detyra më të mëdha. Shumë sende, megjithatë, ndikojnë që tërë potenciali artistik i një ansambli të nxitet dhe orientohet kah arritja e rezultatit të lartë artistik. Këtë rol jo të vogël e luan edhe personaliteti i regjisorit. Dëshiroj që kjo me “Maketin” të ndodhë...

- “Pjesa (simbolikisht) e potencialit (ndoshta) të panjohur teatral” themi me qëllim, sepse me siguri momentalisht jeni më i angazhuari, me këtë edhe regjisor më i kërkuar teatral në Jugosllavi, (ju takojmë lojrat verore të Dubravnikut në Teatrin e Sterios) nga kjo është e arsyeshme të llogaritet se të gjitha forcat artistike, kudo qoftë në vendin tonë, i njihni mirë. Por, llogarisim se ky është kontakti i parë i juaji, takim me artistët teatralë të ke për punon time të tashme këtu, ishte edhe të Kerlexhës e konsideroj si dramë më të mirë tonën të pasluftës. Megjithatë, konsideroj se për “Makbetin” kishim ndarje ideale. “Gloria”, sa dij, edhe më tutje është në repertor. Ndoshta për herën e dytë... tij regjioni, të cilët, ndoshta, deri në momentin e parë i keni patur të panjohur?

Paro: “Makbeti” është pjesë e vështirë dhe rrallëherë ka sukses në skenë. Dhe ky mund të jetë faktor që artistët “të kafshojnë”...

- Keni ardhur këtu, siç kuptojmë, të bëni regjinë e “Gloria” të Kanko Marinkoviqit. Megjithatë pa pritur ndryshuat vendimin duke u përcaktuar për “Makbetin” e Shekspirit – pse, çka ishte vendimtare, nëse dëshirojmë kështu të themi, që kështu menjëherë të ndërroni vendimin e parë?

Paro: Po midis pjesë që vinin parasysh.

- Në një bisedë për lexuesit e gazetës “OKO” të Zagrebit në mënyrë mjaft të hollësishme keni folur për Dubrovnikun, për “Artejën”, për “Kristofor Kolombon” dhe për shfaqje të tjera që i keni dhënë në vend të hapur, atje ku “artistin nuk mbrojnë as perdet, as kulimat” Prandaj me këtë bisedë përmendet, gjegjësisht përparësitë e tij për shprehje skenike, sepse, siç thatë, atje lëshohen “koncencioni dhe sinjali”. Ju pyes se pse për 26 lojra të kaluara verore. TGeatri i Prishtinës, gjegjësisht asnjë ansambël i tij (i dramës shqipe dhe serbokroate) nuk ka patur rast të paraqitet, me ndonjë shfaqje të veten në Dubrovnik?

Paro: Ndoshta në pjesën e parë të petjes suaj përmbahet edhe përgjigja e pjesërishme në pyetjen se pse deri tash në Lojrat verore s`ka marrë pjesë drama shqipe. Vërtet, festivali i Dubrovnikut është i vetmi në botë për atë se të gjitha shfaqjet e veta i jep në skenat e hapura natyrore dmth., në sheshet, rrugë, limane, paraqet etj. Specifiteti arkitektonik i këtyre hapësirave në një masë të madhe kushtëzon dhe ndikon në zgjedhje ne repertorit. Ka edhe mendime se ky element është vendimtar. Mendoj se me punën në dramën e Brehtit dhe të Kërlexhës pak janë luhatur teori i tillë, sipas të cilave përveç Shekspirit, Dërzhiqit ose Vojinoviqit, gati shkrimtarët tjerë (dhe epokat) nuk do të kishin vend nën qiellin e Dubrovnikut. Megjithatë, pikërisht këto shembuj tregojnë se sa është i rëndësishëm ambienti i Dubrovnikut për suksesin e ndonjë shfaqje, sepse edhe për Kërlexhën edhe për Brehtin në mënyrë ideale është gjetur. Të kiheshem në fillim: nuk e njoh punën e dramës shqipe gjatë këtyre viteve të fundit. Kam parë disa shfaqje (“Ervehenë”), “Golgotën”, “Revizorin”, “gjeneralin e ushtrisë së vdekur”), prej së cilave me siguri disa prej tyre për kah rezultati artistik mund të shfaqen në Dubrovnik, por vetëm nëse u gjendet hapësirë përkatëse ideale – kur gjithë këtë e arsyetoj në planin teorik, me siguri, kam ndërmend edhe faktin se ne pak njihemi dhe se shpeshherë kanë munguar iniciativat.

- Sipas jush verës së ardhshme, të themi, Teatri i Prishtinës, a do të ketë rastin të marrë pjesë në LVG, kurse kjo do të përputhej edhe me 30-vjetorin e ekzistimit dhe veprimit të frytshëm të këtij teatri?

Paro: Nuk e di.

- Dëshirojmë t`ju pyesim, nëse nuk keni asgjë kundër. Pas këtyre përshtypjeve tuaja të para, ku qëndron Teatri Popullor Krahinor i Prishtinës në krahasim me teatrot tjera në Jugosllavi. Ju pyesim si njeri dhe regjisor për të gjitha shtëpitë teatrale të mbarë Jugosllavisë?

Paro: Konsideroj se kësaj pyetje i jam përgjigjur në të gjitha përgjigjet tjera në pyetjet tuaja, por nëse dëshironi që edhe njëherë të përsëris këtë do ta bëj me bindje të plotë: keni artistë të mrekullueshëm – edhe atë që është e rëndësishme, prej të gjitha gjeneratave.

- “Na mungon kryeqësimi reciprok i mendimeve, kapshmërisë dhe dinamikës dhe çdo gjë kryesisht sjellet rreth ankandit...”, midis tjerash ekni thënë në një rast në një bisedë për gazeta, gjatë saj, më intereson a keni mundur edhe në mungesën e njohjes reciproke teatrale?

Paro: S`kam çka shtoj. Është fakt se kohëve të fundit ka më tepër kontakte, shkëmbime ansamblesh, regjisorësh etj.

- Nuk do t`i ju pyesim se ç`mendoni mbi kritikën teatrale, sot, pasi dikur për këtë jeni deklaruar haptazi, duke thënë në të “takojmë edhe falsifikime të pastërta” – por në fund të kësaj bisede, dëshirojmë diçka të dëgjojmë për metodën tuaj të punës në teatër, diçka si porosi ose si këshillë regjisorëve të rinj. Çdo të thotë pikërisht (praktikisht), mos është gjë e rastit që shfaqet tuaja, për kah forma turistike, kurse lidhur me këtë, si të arrihet ajo që “jetësorja të përzihet me artin”? – siç keni thënë në një rast.

Paro: Teatri doemos duhet të dëgjojë jetën. Unë në Dubrovnik kam punuar “kolombon” e Dubrovnikut, në Amerikë “Dundo Maron” të Amerikës, ashtu siç shpresoj këtu të bëj edhe “Makbetin e Prishtinës. Regjisorëve të rinjë s`kam se çka t`u porosis përveç se të kapin çdo punë të mundshme dhe të mësojnë duke punuar, dhe të mos mendojnë se asgjë nuk kanë bërë nëse prej 20 shfaqjeve bëjnë me të vërtet një të mirë

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat