​Përkujtohet Petro Nini Luarasi, rilindas e “Mësues i Popullit”

Kultura

​Përkujtohet Petro Nini Luarasi, rilindas e “Mësues i Popullit”

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 10:23
Petro Nini Luarasi

Si sot më 17 gusht të 1911-ës, ndërroi jetë veprimtari i Rilindjes Kombëtare dhe Mësuesi i Popullit Petro Nini Luarasi.

Petro N. Luarasi u lind në Luaras të Kolonjës më 1865. Mësimet e para në gjuhën shqipe i mori kur ishte nxënës në shkollën e Qestoratit nga mësuesi Koto Hoxhi. Më 1887 hapi në Ersekë, shkollën e parë shqipe dhe më 1892-1893 shkollat shqipe në krahinën e Kolonjës dhe të Vakëfeve. Ishte mësues dhe drejtor i Mësonjtores Shqipe të Korçës (1893) dhe më vonë i shkollës së Negovanit (1909-1911).

Mërgoi në Amerikë dhe u bë nismëtar i shoqërive patriotike “Malli i Mëmëdheut” dhe “Pellazgu”. Ishte delegat në Kongresin e Dytë të Manastirit. Bashkëpunoi në organet “Bashkimi i Kombit” (Manastir), “Drita” (Sofje), “Kombi” (Boston), “Iliria” (Selanik). Në veprën “Mallkimi i shkronjave shqipe dhe çpërfolja e shqiptarit” (Manastir, 1911) mbrojti të drejtat e popullit shqiptar për kulturë kombëtare, duke e quajtur dijen dhe kulturën “shpirtin e mëmëdheut”.

Për shkak të veprimtarisë patriotike, arsimore, shoqërore dhe propaganduese, u përndoq nga Xhonturqit dhe Patriarkana e Stambollit. Vdiq i helmuar në Ersekë më 17 gusht 1911.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat