Kur zemra rreh për vendlindjen

Kultura

Kur zemra rreh për vendlindjen

Nga: Vlash Prendi Më: 17 gusht 2022 Në ora: 12:16
Kopertina e librit

Shkrimtari i njohur nga Dushkaja Mr. Skёnder R. Hoxha, ka vite tё tёra qё kontribuon nё mbledhjen, kodifikimin dhe sistemimimin e vlerave kulturore, historike dhe shpirtёrore tё trevёs sё njohur tё Lugut tё Drinit, duke dhёnё kёshtu njё shembull tё pashoq pёr brezat. Puna dhe pёrpjekjet e tij nё pasqyrimin e historisё, traditave, menҫurisё popullore, fjalёve dhe shprehjeve, kanё zёnё vend nderi nё korpusin historik dhe kulturorё tё letersisё sё kultivuar gojore kosovare. Kjo, pёr vetё faktin se kjo trevё ёshtё e pasur me tradita, doke e zakone, qё janё tepёr tё dallueshme nga disa rajone tё tjera tё Kosovёs. Pёr kёtё arёsye, ky shkrimtar dhe studiues i shquar, pas disa viteve pune nё mbledhjen e krijimtarisё gojore popullore tё zonёs sё tij, botoi librin studimorё “Dushkaja – gjurmime etnokulture e historie”, nё rreth 500 faqe tё tё cilit ngerthen njё pasuri tё padiskutueshme etnokulturore dhe folklorike me vlera tё rralla.

Libri ёshtё konceptuar nё gjashtё kapituj qё nё tёrёsinё e tyre pasqyrojnё problemet jetёsore dhe shpirtёrore tё popullit martir tё Dushkajёs, i cili edhe pse vuajti dekada me radhё nёn thundrёn e shovinistёve serbё, ruajti traditёn dhe kulturёn e pastёr arbёrore, duke e transmetuar fisnikёrisht brez pas brezi. Kёtu konsiston edhe puna plot pasion e prof. Skёnder Hoxhёs, i cili qe nё rininё e hershme qё apasionuar pas mbledhjes sё vlerave tradicionale shpirtёrore pёr tё nxjerr nё dritё historinё dhe kulturёn e lashtё arbёrore. Mbledhja e pasurive folklorike dhe gojore ka peshё tё veҫantё artistike dhe transmetuese, sepse nuk ёshtё thjesht kumtim, por edhe veprim, perpjekje tёr t’i transmetuar kёto vlera tek mё tё rinjtё, duke synuar qё nёpёrmjet toponimeve, vargjeve folklorike, anektodave historike, historinё e lёvizjeve pёr liri tё edukojё tek masat traditat patriotike.

Rrafshi i Dukagjinit ishte njё trevё e pasur me intelektualё dhe figura tё njohura nё fushёn e krijimtarisё letrare dhe artistike, por pёr disa vite me radhё stafetёn e mbajtёn dy figura tё shquara tё kёsaj krahine, Hasan Hasani shkrimtar, poet dhe studiues i shquar, autor i 77 veprave dhe Mr. Skёnder Hoxha, i cili me krijimtarinё e tij tё larmishme u bё pjesё e pandashme e panteonit tё pasur tё letёrsisё dhe kulturёs sё pasur tё letersisё kosovare. Prof. Skёnder Hoxha ka lindur nё vitin 1949 nё fshatin Jabllanicё tё Gjakovёs nё njё familje me tradita patriotike dhe atdhetare, traditёn e sё cilёs e vazhdoi edhe pёrmes veprave tё tij. Pasi kreu arsimin fillor nё Zhabёl, vazhdoi gjimnazin “Hajdar Dushi” nё Gjakovё dhe mё tej u arsimua nё Shkollёn e Lartё Pedagogjike, dega Gjuhё dhe Letёrsi Shqipe po nё Gjakovё. Pikёrisht nё kёtё periudhё shpёrthen talent ii ti krijues dhe letrarё, por edhe pasioni i pashembullt pёr t’u marrё me mbledhjen e toponimeve, pasuritё folklorike, gojёdhёnat dhe anektodat e trevёs sё Dushkajёs. Krijimtaria intensive dhe plot vlera e kёtij krijuesi tё ri, gjeti pasqyrim nё organet e shtypip tё kohёs dhe shpejt emri i tij u bё i njohur nё rrethet krijuese letrare dhe qarqet shkencore.

Pёr njё kohё tё gjatё, prof. Skёnder Hoxha ka punuar si mёsues i suksesshёm, drejtues shkolle dhe botues. Duhet theksuar se shtёpia botuese qё ai drejton ”Art poetika”, ka dhёnё njё kontribut tё pashembullt nё fushёn e botimeve dhe pёrhapjen e historisё dhe kulturёs tradicionale dhe shpirtёrore kombёtare. Gjithё kёto pёrpjekje, gjithё kjo punё kolosale krijuese dhe kёrkimore dhe studimore janё konkretizuar nё hartimin dhe botimin e rreth 32 veprave letrare dhe studimore, ku bien nё sy “Pёllumbi nё fluturim” – poezi, “Kalorёsit e mortit” - poezi, “Poet i trazuar” – bisedё me shkrimtarin Hasan Hasani, “Toponimia e Dushkajёs” - studim, “Muza e Dushkajёs” - studim, “Dushkaja - gjurmime etnokulture e historie” - studim, “Anektoda nga Dushkaja dhe krahina tё tjera tё Rrafshit tё Dukagjinit” - studim, “Rrugёtim pёr nё panteon – aspekte tё krijimtarisё letrare tё Hasan Hasanit” – studim, “Bukuri epike” – poezi, tё cilat janё njё pjesё e vogёl e krijimtarisё sё tij, qё padyshim kanё hyrё me dinjitet nё fondin historik tё letёrsisё mbarёkombёtarё shqiptare. Nisur nga sistemi ideo - figurativ qё pasqyron autori nё vepёr pёrmes gjetjeve mbi bazёn e shprehjes artistike tё cilёsive dhe virtyteve tradicionaqle shqiptare, shkrimtari Skёnder Hoxha kёrkon tё edukojё pёrmes veprёs krenarinё kombёtare, sintetizuar nё dashurinё pёr atdhe. Pasqyrimi herёpashere nё krijimtarinё e tij, e kёsaj krenarie tё ligjshme, dёshmon lidhjen e fortё tё veprёs sё tij me fatet e atdheut dhe me origjinalitetin krijues tradicional kombёtar.

Njё vend me rёndёsi nё veprёn e prof. Skёnder Hoxhёs “Dushkaja - gjurmime etnokulture e historie”, zё kapitulli mjaft i arrirё Mikrotoponimet e varreve nё territorin e Dushkajёs, pёrmes tё cilit autori sjell para lexuesit emёrtime tё shumta qё nё kohёt prehistorike, tё cilat nё shumё raste kanё shpjeguar edhe ngjarje tё ndryshme, duke ndriҫuar shpesh edhe fakte historike. Fakt ёshtё se nё Lugun e Drinit shekuj mё parё ka patur dyndje nga Mirdita dhe krahina tё tjera tё veriut tё Shqipёrisё sidomos drejt Jabllanicёs, madje mjaft banorё nё kёtё rajon kanё prejardhjen nga Mirdita. Kёtё fakt kuptimplotё e vertetojnё mё sё miri edhe shumё toponime tё mbledhura nga autori. Pasioni pёr tё mbledhur dhe sistemuar kёto thesare tё kulturёs popullore ka bёrё qё autori tё gjurmojё me kujdes hap pas hapi tё gjitha emёrtimet dhe toponimet e trevёs sё Dushkajёs, duke sjellё para nesh njё pasuri me vlera nё kёtё fushё.

Vemendje tё veҫantё autori i ka kushtuar mbledhjes dhe sistemimit tё epikёs dhe lirikёs sё Dushkajёs, gjё tё cilёn, e bёn me shumё passion dhe dёshirё pasi ёshtё dhe vendlindja e tij e dashur. Ajo ҫka bie nё sy, ёshtё se autori i ka mbledhur kёngёt dhe njesitё folklorike nga goja e popullit, nga personalitete dhe bardё tё folklorit dhe kёngёs popullore pёr vite me radhё, transmetues tё vlerave kulturore dhe tradicionale brez pas brezi, emrat e tё cilёve autori i ka memorizuar nё dokumenta. I rёndёsishёm ёshtё fakti se nё kёtё trevё autori gjen edhe variante tё fragmentizuara tё “Ciklit tё kreshnikёve”, duke vertetuar se edhe kjo krahinё e njohur ka qёnё dhe ёshtё pjesё integrale e Shqipёrisё sё Veriut, nga ka edhe origjinёn ky cikёl. Gjetjet e autorit nё kёtё trevё sa i perket ciklit tё kreshnikёve janё interesante dhe disi tё veҫanta, pasi kanё pёrputhje nё tematikё, por vihen re ndryshime nё subjekt. Mjafton tё lexosh kёngёt “Gjergj Elez Alia dhe Sulltan Sylejmani”, “Novlaniq Alia martohet me Ajkunёn”, “Bisedojnё Krajli e Krajlica” etj, tё cilat vertetojnё mё sё miri pёrpjekjet e popullit tonё pёr tё mbrojtur me armё nё dorё trojet e tij dhe sovranitetin kombёtar.

Kapuҫi ose kёsula e bardhё ka qёnё njё nga elementёt mё dominues nё veshjet tona kombёtare tё traditёs, qё nga periudha e ekzistencёs sё fiseve ilire. Shqiptari, gjatё peruidhave tё ndryshme tё historisё nuk mund tё konceptohej pa kapuҫin e bardhё mbi krye edhe si shenjё fisnike e burrnimit tё tё rinjve. Kapuҫi tradicional shqiptar, ka qёnё dhe ёshtё simbol i veshjes sonё kombёtare, simbol i prejardhjes sonё historike nga fiset e lashta ilire, prandaj edhe nё monografinё e ptof. Skёnder Hoxhёs “Dushkaja - gjurmime etnokulture e historie”, ky objekt me shumё vlera i kulturёs sonё, zё njё vend tё rёndёsishёm. Autori nuk ndalet vetёm tek pёrdorimi tradicional i kapuҫit si faktor dallues i kombit, por edhe tek vlerat e tij kolektive, lojrat e ndryshme me kapuҫin, ardhur nga lashtёsia. Kёto lojra luheshin nё raste festash, takimesh, dasmash dhe eventesh tё ndryshme qё organizoheshin nga familjet patriarkale, gjinitё, fiset, fshatrat dhe mё gjёrё. Duhet theksuar se motive tё tilla tё lojёs sё kapuҫit, i ndesh edhe nё treva tё tjera tё Kosovёs dhe Shqipёrisё, gjё qё tregon se traditat dhe zakonet tona janё tё pёrbashkёta. Loja e kapuҫave ishte shumё e pёrhapur nё malёsinё e veriut, pasi pёrfundonte loja skuadra fituese, e shoqёronte entuziazmin e saj edhe me kёngё. Vargjet e kёngёs ishin humoristike dhe shpesh edhe tё rёndomta, sepse shpesh krijoheshin nё menyrё spontane nga krijuesit popullorё. Ja disa vargje: “Kur e nisёm o, t’parёn loj` - e, / E Kur e nisёm o, t’parёn loj` - e, / Mirё e ditёm se kem ka u knojmё – e, / Mirё e ditёm se kem ka u knojmё – e, / Ty bre N.N t’kam thanё ni natё – e, / Ty bre N.N t’kam thanё ni natё – e, / Dhet kapuҫa o, i kam zanatё – e, / Dhet kapuҫa o, i kam zanatё – e, / …Ky N.N – i o, i gatё sa plepi – o, / Ky N.N – i o, i gatё sa plepi – o, / Do ta bajmё povdallё qen… - o , / Do ta bajmё povdallё qen… - o. Motёrzime tё kёsaj kёnge humoristike mund tё gjёsh shumё nё trojet shqiptare, kjo tregon se traditat tona kanё qёnё gjithnjё unike dhe kombi ynё ka qёnё i konsoliduar tradicionalisht. Nё fakt, ёshtё rast i rrallё qё nё korpusin tonё tё traditёs, tё mblidhen nga goja e popullit, tё njё treva aq shumё kёngё qё i kushtohen njё elementi, “Lojёs sё kapuҫёve” aq e pёrhapur nё viset tona. Ështё dёshira e prof. Skёnder Hoxhёs, mjeshtria e tij, qё ka bёrё tё mundur mbledhjen dhe sistemimin e kёtij thesari tё paperseritshёm tё folklorit tonё, madje tё klasifikuar edhe sipas fshatrave tё Dushkajёs.

Vemendjen e prof. Skёnder Hoxhёs, nё mbledhjen e visarit folklorik, e ka tёrhequr edhe pasuria e madhe e kёngёvё folklorike, sidomos lirikat e dashurisё, nbartur nga thellёsitё e shekujve brez pas brezi, deri nё ditёt tona. Rapsodin e njohur tё Dushkajёs Bajrush Doda, e kam dёgjuar vite tё shkuara nё valёt e Radio Prishtinёs, por edhe pёrmes monografisё sё stilizuar profesionalisht tё shkrimtarit tё shquar Hasan Hasani. Pikё refarimi rapsodi i njohur mbetet edhe pёr autorin, sepse me repertorin e pasur, kёngёt e tematikave tё ndryshme, zёrin melodioz dhe me nuanca kumbuese, rapsodi i njohur Bajrush Doda, sё bashku me Hamdi Sejdёn dhe Zenun gashin, mbeti nё kujtesёn tonё pёr tё mos u harruar kurrё. Këngët me temën e dashurisë janë aq të larmishme saqë formojnë një nga gjinitë më të pasura dhe më të bukura të kombit tonë. Kjo sepse “Është e kuptueshme që kjo ndjenë, të cilën mitologjia dhe feja, filozofia dhe shkenca e vunë që në krye, në qendër të vështrimit të tyre… Dashuria si vlerë, si dimension kulturor i njeriut do të përbënte, gjithashtu një nga temat themelore të poezisë popullore. Kjo ndodh, kur përmes këngës ndërtohet portreti fizik i vashës, duke përdorur fjalët simbol mjaft të përdorura në arsenalin e këngëve tё dashurisё. Kështu mund të të përmendim mjaft metafora, epitete dhe krahasime qe pёrdoren pёr tё dhёnё sa mё natyrshёm bukurinё e vajzёs si: ylli, drita, hёna, flokët, faqet, sytё, dardha, qershia, deri te molla. “…Qou moj nuse dikush po thirrё, / - Kuku nanё kokem koritё, / Na ka ardh ma i miri mik, / Kem adetin e i marrim ngrykё, / T’shtёrngon dada me bylyzyk, / Rruza e cingla t’i qet n’gjyks, / O t’shtёrngon dada faqe pёr faqё, / Kuq e bardhё, si molla lalqe. Përmes vargjeve tё goditura artistikisht, poeti popullor ndërton portretin fizik të vashës në bazë të një përfytyrimi ideal te saj. Këto lloj këngësh dallohen sidomos për figuracion artistik dhe ngarkesën emocionale. Të tilla këngë e prekin thellë degjuesin: “…Hajde djalё ti neser prama, / Tё del dada rreth kah sana, / N’daҫ po presim sa t’del hana, / Sa t’del hana e tё ban dritё, / T’i shoh vetllat qysh m’i ki ngjitё, / T’puthi faqet dhe t’dy sytё. Në këngë të tjera, që zakonisht këndohen para nuses nga grupi i grave flitet për kujdesin që duhet të tregojë vajza kur njihet me djalin, sjelljen e saj për ta bërë për vete: “…Bisedon djali me ҫikё, / A dalё nusja n’kapegjik, / Po it hotё ҫikёs: _ Djali shka t’lyp? / - Njanёn faqe e t’dy sytё, / - Mos ja jep tё plaҫin sytё, / Asht i ri, po na koritё… Po dhe vajza ёshtё e re, e bukur, e shkathët, është betuar ta dojё djalin dhe pranon të sakrifikojё për hir të dashurisë që ka për të: “…Hajde djalё ti dert mo ski, / Po t’del dada si atki, / N’at qiler po t’ҫoj unё ty, / Si arushё para po t’pri, / Ishtrojmё ҫarҫafat me bogosi, / Be po t’baj nё kto t’dy sy, / Kurrё s’jam shtru, veҫ sonte me ty... Vlerat e kёsaj gurre tё pashtershme popullore, nё krujet e sё cilёs shoi etjen edhe prof. Skёnder Hoxha, mbeten aktuale dhe jetёsore edhe nё ditёt tona.

Nё kёtё vepёr me vlera nuk mund tё mungonte edhe pasqyrimi i luftёs sё trevёs sё Dushkajёs pёr liri dhe pavarёsi ndaj shovinistёve serbo – malazes. Pёrmes dokumentave, autori analizon masakrёn e Jabllanicёs tё vitit 1921, lёvizjet kaҫake gjatё periudhave tё ndryshme tё historisё, pёrpjekjet e vazhdueshme tё popullit kosovarё pёr liri dhe pavarёsi. Heronjtё janё tё shumtё, pёrpjekjet janё tё mёdha, lufta e vazhdueshme dhe liria shkёlqeu nё trojet dardane.

Veҫ vlerave tё spikatura kombёtare, vepra plotёson edhe njё dёshirё tjetёr tё autori, merakun pёr tё pasqyruar vlerat patriotike kombёtare dhe shpirtёrore tё vendlindjes sё tij, Dushkajёs plot tradita dh emirёsi dhe bujari, trasheguar ndёr shekuj. Kёtё e ka arritur me sukses prof. Skёnder Hoxha, i cili pёrmes punёs sё palodhur disavjeҫare, ka mbledhur kёto perla kulturore dhe na ka dhuruar kёtё vepёr tё punuar me kujdes, pёr tua lёnё trashegim brezave tё ardhshёm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat