“Kultura” si Reality Show

Kultura

“Kultura” si Reality Show

Nga: Zejnullah Jakupi Më: 27 shtator 2022 Në ora: 18:57
Zejnullah Jakupi

´Ist My Home´ është i pari emision i këtij lloi, në stilin e „Big Brother“, si prodhim vendor. U shkrua dhe u diskutua gjerë e gjatë për të, ashtu siç kemi patur me vite rrjesht debate lidhur me muzikën hip-hop, zhanër i muzikës, tashmë një trend botëror.

Lidhur me emisionin „Ist my home“  duhet thekësuar se tek epizodi i katërt u bë problem sepse u ushtrua dhunë. E ndoqa debatin në Politico Kanalin 10 (15.09.2022) ku ishte prezent edhe Valon Maloku, producenti dhe Drejtori i First Chanel ku emitohej emisioni, format ky i dijaznur dhe i formatozuar, siç i njohim emisionet „Big brother“, të emituar kudo nëpër botë, madje edhe në shtetin amë, në Shqipëri. Kësaj analize po ja shtoj edhe debatin në Presing T7 (26.09.2022).

Disa të dhëna kryesore lidhur me emisionin: Ideja e këtij reality show sipas Valon Malokut lindi në shtator 2021. Projekti startoi në janar 2022, ndërsa startimi i punimeve u bë 24 maj dhe përfundimi fund-gusht 2022. Transmetimi i parë filloi më 11 shtator. Sot më 27.09.2022 është dita e 15,. Valon Maloku thotë se nuk ka asnjë Sponzor dhe të gjitha investimet 100 përqind janë të produksionit.

Tashmë dihet se emisioni u ndërpre përshkak se gjatë emitimit Live kishin ndodhur skena të forta dhune. KMP vendos të ndërpres transmetimin televiziv të reality show-ut ´Ist My Home´. Ngjarja kishte ndodhur më 15 shtator 2022. Pas përdhimit të dhunës (banorja e reality show ishte goditur me këpucë nga një banor tjetër i gjinisë mashkullore gjatë një debati në shoq) ishte alarmuar policia e cila ndërhyri dhe hapi rast për “sulm dhe kanosje”. Gjatë debatit në Politico në Kanlin 10 u ankua edhe një pjesëtar i komunitetit egjiptian i cili tha se në këtë reality show po fyhen pjesëtarë të komunitetit të tij duke i quajtur „magjup“, për të cilën fyerje Valon Maloku tha se jo vetëm ai por edhe kandidati dhe gjithë produksioni i kanë kerkuar falje opinionit publik dhe komunitetit në fjalë.

Pas ndërhyrjes së Policisë së Kosovës thuhej se i dyshuari për sulm ndaj një banoreje në emisionin “It’s My Home”, është liruar në procedurë të rregullt pas intervistimit. Gjithashtu edhe kandidatja e cila ishte viktima e dhunës ishte pajtuar të vazhdoj emisionin tutje, përkundër se ishte përlotur dhe kishte thënë se nuk ka ardhur në emision të rrihet.

E spjegova me qëllim në hyrje objektin e trajtimit të kësaj analize në pika të shkurtëra. Me skandalin televiziv lindin edhe pikëpyetje; cili është roli i KPM-së në këtë rast? Thuhet se KPM-ja i tërhoqi vrejten televizionit ´Fist Channel´ se nuk mund të emitojë në TV 24 orë reality show dhe me këtë televizini kishte thyer rregullat e licencës. Gjithashtu sipas Alban Zenelit, profesor asistent në UP në Departmentin e Gazetarisë, KPM akoma nuk e ka të rregulluar këtë fushë, pra për formatin reality show, prandaj kjo merret si gabim institucional. Gjithashtu pjesëmarrësi në debat Azem Deliu tha se një pjesë e gazetarëve por edhe të opinionit në Kosovë e shpjegojnë rolin e medias në shoqëri sipas asaj se çfarë funksioni duhet të luaj ajo, pra, ithase orientimi majtist dëshiron që media të luaj rolin edukues. Ky gabim u lancua në studio edhe pse aty kishte një profesor të fushës gazetareske, por nuk u korrigjua. Është e vërtetë se studimet e shkencave të komunikimit e thekesojnë se ndër funksionet kryesore që media duhet të ketë në shoqëri është përpos atij të informimit, kritikës, edhe i zbavitjes, kulturës dhe edukimit. Por aty u diskutua dhe u kritikua përzgjedhja e kandidatëve dhe përmbajtja e ´Ist My Home´. Diskutuesit sidomos Arta Avdiu, Alban Zenli por edhe Azem Deliu kritikuan përzgjedhjen e kandidatëve, misionin e këtij reality show dhe natyrisht u tha se ky emision- produkt medial është me shije të keqe, se nuk përfaqëson popullin e Kosovës ose përfaqëson vetëm një kategori njerëzish të shoqërisë. Gjithsesi ata thanë se shijet mund të diskutohen, por kjo pyetje mbeti tabu. Prandaj dua t´i referohem me këtë rast shkenës së kulturologjisë rreth debatit se a është kjo kulturë e lartë, pop kulturë, kulturë e masave, a mos është vetëm biznes, mashtrim sa për të joshur dhe për të terrorizuar, jo vetëm opinionin publik, por edhe vet kandidatët pjesëmarrës?

Ky format do të ishte ok nëse nuk do të përdorej dhuna. Disa ankohen se ky reality show u shkakton trauma disave, sepse nuk janë mësuar të shohin skena të tilla, ku kandidatët bërtasin, fyejnë njëri-tjetrin, dhe sillen me një kulturë inferioriteti në studion televizive. Dhe si përfundim u tha se skenat e tilla duhet të dekodohen ose të jepen vetëm pas orës 24, siç e japin shumë televizione në shtete e BE-së. A është pra ky reality show i denjët për tu emituar në elevizion, dhe a guxon ta ndërpres emitimin KPM?

Gjithsesi për shkat të manifestimit të dhunës KPM e ka obligim ta ndërpres. Ky ndëshkim e edukton edhe producentin që të mbajë nën kontroll rrjedhën e emisionit, ose të bëjë përzgjedhje tjetër të kandidatëve të cilët do të ishin vetvetiu përgjegjës nëse nuk sillen konform rregullave etike të reality show. Por fenomeni i dhunës u tha në debat po manifestohet edhe në institucione, në parlament dhe në familje. Pra nuk mund të kritikohen vetëm 10 apo 20 sekonda në të cilat ka eskaluar dhuna dhe të amnistohet e tërë shoqëria e cila në fakt përbën kontekstin e kësaj ngjarje brutale.

Tani mund të ketë diskutim se a do ishte më mirë të mos emitojmë, prodhojmë formate të tilla televizive, pasi që këto bien ndesh me kulturën tonë popullore? Gjithsesi ky format është i paprovuar dhe natyrisht kurreshtja ëshë e lartë, njerëzit po e shikojnë thotë Valon Maloku. Por pse po e shikojnë dhe a janë edhe publiku si këta kandidatë, a janë edhe publiku pjesë e këtij rethi kulturor?

Këto pikëpyetje më shtyn t´i qasemi në mënyrë më të thelluar problematikës në fjalë duke u mbështetur në librin e autorit John Story. "Teoria kulturore dhe kultura popullore." Prurjet qofshin edhe këto kulturore gjithmonë kanë anët negative dhe pozitive. Akoma nuk kemi një instancë e cila e jep verdiktin e fundit. Sikur festa buzë detit (shkuarja në det) sipas autorit filloi si një ngjarje aristokratike dhe brenda njëqind vjetësh ishte bërë një shembull i kulturës popullore, pra kjo arrite edhe tek populli shqiptar? Kështu po ndodh edhe me formatin e emisioneve zbavitëse reality show. Edhe formatet televizive zbavitëse mund të thuhet se janë të importuara në fillim nga Amerika drejt Evropës Perëndimore. Madje thuhej se si kultura britanike kishte rënë nën ndikimin homogjenizues të kulturës amerikane… Nga Evropa Perëndimore erdhi tek shqiptarët në Ballkan pas luftës. E cili është qëllimi i tyre; të edukojmë popullin, masat ose të fitojmë para, shikues dhe t´i biem varfërisë me shkelëm? A ka pra ekonomia rol më të madh dhe a po e dominon ky sistem i shoqërisë artin dhe jetën politike, kulturore etj?

A është e vërtetë se producenti e prodhon me këtë reality show atë që nganjëherë quhet "vetëdije e rreme", improvizim, banalizim dhe nxitje të konfliktit brenda show që të rritet edhe shikueshmëria, e nga kjo pastaj të rriten klikimet dhe në bazë të saj edhe vlera ekonomike e emisionit? Për herë të parë edhe në këtë reality show janë angazhuar psikologët që të tetstojnë kandidatët, por sërish ngjarja – ose aktet e dhunës kanë dalur nga kontrolli. Ka praktika të tilla edhe në TV-të perëndimore para se të fillojë një show i tillë analizohet se si të fitohet publiku, në mënyrë psikologjike, në mënyrë të të mos dështojë show por në rastin e Kosovës është banalizimi, shprehja e dhunës të kandidatit ndaj kandidatit tjetër dhe përkundër kontratave dhe ndalesës së sjelljeve të dhunës, ato nuk kanë mundur të ndalen, ndodhin.

A mund të thuhet se ky show dëshiron polarizime në shoqëri, dëshiron të sjell shtrembërime, të prish traditën tonë kombëtare ose të funksionojë në interes të të fuqishmëve kundër interesave të të pafuqishmëve? E nëse është kështu, sipas autorit, i mbështetur në idetë e famshme të Karl Marksit, edhe ky emision ose edhe për formate të tilla, duke përdorur këtë përkufizim, ne mund të flasim për ideologji kapitaliste. Se në fund të fundit baza e emisionit është ajo ekonomike. Ajo që do të nënkuptohej nga ky përdorim do të ishte mënyra në të cilën ideologjia fsheh realitetin e dominimit nga ata që e prodhojnë, në këtë rast producenti, nuk e sheh veten si ´shfrytëzues´ apo ´shtypës´. Dhe, ndoshta më e rëndësishmja, mënyra në të cilën ideologjia fsheh realitetin e nënshtrimit nga ata që janë të pafuqishëm: janë ose mund të jenë disa pjesëmarrës në këtë reality show që nuk e shohin veten si të shtypur apo të shfrytëzuar. Ky përkufizim rrjedh nga disa supozime rreth rrethanave të prodhimit të teksteve dhe praktikave kulturore, të cilat janë 'reflektime' ose 'shprehje' superstrukturore të marrëdhënieve të pushtetit të 'strukturës ekonomike të shoqërisë'. Ky është një nga supozimet themelore të marksizmit klasik. Pikëpamja e tillë lidhet edhe me Theodor W. Adorno se industria kapitaliste prodhon shund, prodhon vetëm ate që sjell para, që t´ua mjegullojë pikëpamjet reale njerëzve-shikuesëve që ata të mos i shohin defektet tjera shoqërore. Nuk po them se fenomeni në Kosovë e ka këtë specifikë. Pra, të mos keqkuptohemi. Shkencëtarët majtistë me orientim perëndimor, nuk preferojnë edukimin e masave përmes aparateve shtetërore ose grupeve të interesit, por vetëm e thekësojnë faktin se media është pjesë e shoqërisë dhe rendit rregullues dhe nuk mund të veprojë jashta sistemit shoqëroro-politik dhe ekonomik edhe pse shkenca e autorëe të mainstream-it e thotë se sistemet janë të ndara.

Po japim këtu formulimin e famshëm të Karl Marksit (1976a): "Në prodhimin shoqëror të ekzistencës së tyre, njerëzit hyjnë në marrëdhënie të caktuara, të nevojshme, të cilat janë të pavarura nga vullneti i tyre, domethënë, marrëdhëniet e prodhimit që korrespondojnë me një fazë të caktuar të zhvillimit të forcave të tyre materiale të prodhimit. Tërësia e këtyre marrëdhënieve të prodhimit përbën strukturën ekonomike të shoqërisë, themelin real mbi të cilin lind një superstrukturë juridike dhe politike dhe të cilës korrespondojnë forma të caktuara të vetëdijes shoqërore. Mënyra e prodhimit të jetës materiale kushtëzon procesin e jetës shoqërore, politike dhe intelektuale në përgjithësi.

Gjithashtu njeriu, pra biznesi por edhe pushteti mund të përdor ideologjinë në këtë kuptim të përgjithshëm për t'iu referuar marrëdhënieve të pushtetit jashtë atyre të klasës. Për shembull; feministët flasin për fuqinë e ideologjisë patriarkale dhe se si ata, ose ato veprojnë për të fshehur, maskuar dhe shtrembëruar marrëdhëniet gjinore në shoqërinë tonë.

Artistët synojnë të tërheqin vëmendjen përmes artefakteve kulturore (reality show), këngës pop, romaneve, filmave artistikë, etj., të cilët gjithmonë paraqesin një imazh të veçantë të botës. Ky përkufizim varet nga një nocion i shoqërisë si konfliktuoze dhe jo konsensuale, i strukturuar rreth pabarazisë, shfrytëzimit dhe shtypjes. Tekstet thuhet se marrin anë, me vetëdije ose pa vetëdije, në këtë konflikt. Dramaturgu gjerman Bertolt Brecht (1978) përmbledh çështjen: “Mirë apo keq, një shfaqje gjithmonë përfshin një imazh të botës. … Nuk ka asnjë shfaqje dhe asnjë shfaqje teatrale (show) që nuk cenon në asnjë mënyrë disponimet dhe konceptimet e publikut. Arti nuk është kurrë pa pasoja'. Pika e Brehtit mund të përgjithësohet për t'u zbatuar për të gjitha tekstet. Një mënyrë tjetër për ta thënë këtë do të ishte thjesht të argumentohej se të gjitha tekstet janë në fund të fundit politike. Kjo do të thotë, ato ofrojnë kuptime ideologjike konkurruese të mënyrës se si është ose duhet të jetë bota. Kultura popullore është kështu, siç pretendon Hall (2009), një vend ku 'krijohen mirëkuptime kolektive shoqërore': një terren në të cilin luhet 'politika e kuptimit' në përpjekje për t'i tërhequr njerëzit në mënyra të veçanta se si duhet parë botën".

"Një përkufizim i katërt i ideologjisë lidhet me punën e hershme të teoricienit kulturor francez Roland Barthes i cili argumenton se ideologjia (ose 'mit' siç e quan vetë Barthes) vepron kryesisht në nivelin e konotacioneve, kuptimet dytësore, shpesh të pavetëdijshme, që mbartin tekstet dhe praktikat kulturore. Ky do të ishte një shembull klasik i operacioneve të ideologjisë, përpjekjes për të bërë universale dhe legjitime atë që në fakt është e pjesshme dhe e veçantë; një përpjekje për të kaluar atë që është kulturore (d.m.th. e krijuar nga njeriu) si diçka që është e natyrshme (d.m.th. thjesht ekzistuese). Në mënyrë të ngjashme, mund të argumentohet se në shoqërinë britanike të bardhët, meshkujt, heteroseksualët, klasa e mesme, janë të pashënjuara në kuptimin që ata janë 'normalja', 'natyrore', 'universale', nga e cila mënyrat e tjera të të qenurit janë një variacion inferior në dallim nga origjinali. Kjo bëhet e qartë në formulime të tilla si një këngëtare e muzikës pop, një gazetare me ngjyrë, një shkrimtare e klasës punëtore, një komedian me orientim diversiv gjinor, etj. Në çdo rast, termi i parë përdoret për të cilësuar të dytin si një devijim nga kategoritë 'universale' të këngëtarit, gazetarit, shkrimtarit dhe humoristit pop".

Një përkufizim i pestë është ai që ishte shumë me ndikim në vitet 1970 dhe fillim të viteve 1980. Është përkufizimi i ideologjisë i zhvilluar nga filozofi marksist francez Louis Althusser. Debati kryesor i Althusser-it është ta shohë ideologjinë jo thjesht si një grup idesh, por si një praktikë materiale. Ajo që ai do të thotë me këtë është se ideologjia ndeshet në praktikat e jetës së përditshme dhe jo thjesht në disa ide për jetën e përditshme. Kryesisht, ajo që Althusser ka në mendje është mënyra në të cilën rituale dhe zakone të caktuara kanë efektin për të na lidhur me rendin shoqëror: një rend shoqëror që karakterizohet nga pabarazi të mëdha të pasurisë, statusit dhe fuqisë. Duke përdorur këtë përkufizim, ne mund të përshkruajmë festën buzë detit ose kremtimin e Krishtlindjeve si shembuj të praktikave ideologjike, siç e cekëm më lartë. Kjo do të tregonte mënyrën në të cilën ata ofrojnë kënaqësi dhe çlirim nga kërkesat e zakonshme të rendit shoqëror, por, në fund, do të na kthejnë në vendet tona në rendin shoqëror, të freskuar dhe të gatshëm për të toleruar shfrytëzimin dhe shtypjen tonë deri në pushimin tjetër zyrtar. Në këtë kuptim, ideologjia punon për të riprodhuar kushtet sociale dhe marrëdhëniet shoqërore të nevojshme për të vazhduar kushtet ekonomike dhe marrëdhëniet ekonomike të kapitalizmit.

E çfarë është vallë kultura popullore? Ka mënyra të ndryshme për të përcaktuar kulturën popullore. Sigurisht, ky trajtim do të skicoj gjashtë përkufizime të kulturës popullore që, në mënyrat e tyre të ndryshme, të përgjithshme, informojnë studimin e kulturës popullore. Por së pari disa fjalë për termin "popullor". Williams (1983) sugjeron katër kuptime aktuale: kultura është kur është 'e pëlqyer shumë nga shumë njerëz'; 'llojet inferiore të punës'; "bëhet për të fituar favorin e njerëzve"; "kultura e krijuar në fakt nga njerëzit për veten e tyre". Është e qartë, pra, çdo përkufizim i kulturës popullore do të sjellë në lojë, një kombinim kompleks të kuptimeve të ndryshme të termit 'kulturë' me kuptimet e ndryshme të termit 'popullore'. Historia e përfshirjes së teorisë kulturore me kulturën popullore është, pra, një histori e mënyrave të ndryshme në të cilat të dy termat janë lidhur nga puna teorike brenda konteksteve të veçanta historike dhe sociale.

"Kultura e lartë", e cila për sa i përket shitjeve të librave dhe rekordeve dhe vlerësimeve të audiencës për dramatizimet televizive të klasikëve, me të drejtë mund të pretendojë se është "popullore" në këtë kuptim" (Bennett, 1980). Kultura popullore, në këtë përkufizim, është një kategori e mbetur, aty për të akomoduar tekste dhe praktika që nuk përmbushin standardet e kërkuara për t'u kualifikuar si kulturë e lartë. Me fjalë të tjera, është një përkufizim i kulturës popullore si kulturë inferiore.

Ajo që mund të përfshijë testi i kulturës/kulturës popullore është një sërë gjykimesh vlerash mbi një tekst (show) apo praktikë të caktuar. Për shembull; ne mund të duam të insistojmë në kompleksitetin formal. Me fjalë të tjera, për të qenë një kulturë e vërtetë, duhet të jetë e vështirë për tu bërë dhe kuptuar. Të qenit i vështirë siguron kështu statusin e saj ekskluziv si kulturë e lartë. Vetë vështirësia e tij e përjashton fjalë për fjalë, një përjashtim që garanton ekskluzivitetin e audiencës së tij. Sociologu francez Pierre Bourdieu argumenton se dallimet kulturore të këtij lloji përdoren shpesh për të mbështetur dallimet klasore. Shija është një kategori thellësisht ideologjike: ajo funksionon si një shënues i 'klasës' (duke përdorur termin në një kuptim të dyfishtë për të nënkuptuar një kategori sociale ekonomike dhe sugjerim të një niveli të caktuar cilësie). Për Bourdieu (1984), konsumi i kulturës është "i predispozuar, me vetëdije dhe qëllimisht ose jo, për të përmbushur një funksion shoqëror të legjitimimit të dallimeve shoqërore“.

Ky përkufizim i kulturës popullore shpesh mbështetet nga pretendimet se kultura popullore është kulturë tregtare e prodhuar në masë, ndërsa kultura e lartë është rezultat i një akti individual të krijimit. Kjo e fundit, pra, meriton një përgjigje morale dhe estetike; e para kërkon vetëm një inspektim të shkurtër sociologjik për të zhbllokuar atë pak që ka për të ofruar. Cilado qoftë metoda e përdorur, ata që dëshirojnë të argumentojnë ndarjen midis kulturës së lartë dhe asaj popullore në përgjithësi këmbëngulin se ndarja midis të dyjave është absolutisht e qartë. Për më tepër, kjo ndarje jo vetëm që është e qartë, por është transhistorike - e fiksuar për të gjitha kohërat. Kjo pikë e fundit zakonisht insistohet, veçanërisht nëse ndarja varet nga cilësitë e supozuara thelbësore tekstuale.

Ja për shembull William Shakespeare tani shihet si mishërimi i kulturës së lartë, por deri në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë vepra e tij ishte shumë pjesë e teatrit popullor. E njëjta pikë mund të thuhet edhe për veprën e Charles Dickens. Në mënyrë të ngjashme, film noir mund të shihet se ka kaluar kufirin, gjoja duke ndarë kulturën popullore nga ajo e lartë: me fjalë të tjera, ajo që filloi si kinema popullore tani vizitohet vetëm nga akademikët.  Një shembull i fundit i trafikut kulturor që lëviz në drejtimin tjetër është regjistrimi i Luciano Pavarottit për 'Nessun Dorma' të Puccinit. Edhe mbrojtësit më rigoroz të kulturës së lartë nuk do të donin të përjashtonin Pavarottin apo Puçinin nga enklava e saj e zgjedhur. Por në vitin 1990, Pavarotti arriti ta çonte 'Nessun Dorma' në vendin e parë në top listat britanike. Një sukses i tillë komercial në çdo analizë sasiore do ta bënte kompozitorin, interpretuesin dhe arinë të kulturës popullore. Edhe muizka, kultura e lartë shfaqet si kulturë popullore, këtë e dëshmojnë në numër i madh i koncerteve dhe ngjarjeve tjera kulturore.

Kjo kulturë popullore është një kulturë komerciale e pashpresë. Është prodhuar në masë për konsum masiv, siç bëhen edhe reality show. Audienca e tij është një masë e konsumatorëve jodiskriminues. Vetë kultura është formuluese, manipuluese (për të djathtën apo të majtën politike, varësisht se kush bën analizën). Është një kulturë që konsumohet me pasivitet të mpirë trurin. Por, siç thekson John Fiske (1989), “midis 80 dhe 90 për qind e produkteve të reja dështojnë pavarësisht reklamave të shumta… shumë filma nuk arrijnë të rikuperojnë as kostot e tyre promovuese në arkë”. Simon Frith (1983) gjithashtu thekson se rreth 80 për qind e këngëve dhe albumeve humbin para. Të tilla statistika duhet të vënë në pikëpyetje qartë nocionin e konsumit si një aktivitet automatik dhe pasiv.

Ata që punojnë brenda perspektivës së kulturës masive zakonisht kanë në mendje një 'epokë të artë' të mëparshme kur çështjet kulturore ishin shumë të ndryshme. Kjo zakonisht merr një nga dy format: një komunitet organik i humbur ose një kulturë popullore e humbur. Por siç thekson Fiske (1989): 'Në shoqëritë kapitaliste nuk ekziston e ashtuquajtura kulturë autentike popullore me të cilën të matet "paautenticiteti" i kulturës masive, kështu që vajtimi për humbjen e autentikes është një ushtrim i pafrytshëm në nostalgjinë romantike. Kjo vlen edhe për komunitetin organik "të humbur".

Pretendimi se kultura popullore është kultura amerikane ka një histori të gjatë brenda hartës teorike të kulturës popullore. Ajo funksionon nën termin e 'amerikanizimit'. Tema e saj qendrore është se kultura britanike ka rënë nën ndikimin homogjenizues të kulturës amerikane. Ka dy gjëra që mund të themi me njëfarë besimi për Shtetet e Bashkuara dhe kulturën popullore. Së pari, siç ka theksuar Andrew Ross (1989), "kultura popullore ka qenë socialisht dhe institucionalisht qendrore në Amerikë për më gjatë dhe në një mënyrë më domethënëse sesa në Evropë".

"Strukturalizmi, edhe pse zakonisht nuk vendoset brenda perspektivës së kulturës masive, dhe sigurisht që nuk ndan qasjen e tij moraliste, megjithatë e sheh kulturën popullore si një lloj makine ideologjike që riprodhon pak a shumë pa mundim strukturat mbizotëruese të pushtetit. Lexuesit shihen si të kyçur në "pozicione" specifike të leximit. Ka pak hapësirë ​​për aktivitetin e lexuesit apo kontradikta tekstuale. " Një përkufizim tjetër pretendon se kultura popullore është kultura që buron nga "populli". “Ajo kundërshton çdo qasje që sugjeron se është diçka e imponuar ndaj “popullit” nga lart. " kultur nga populli për popullin.

Një problem me këtë qasje është pyetja se kush kualifikohet për t'u përfshirë në kategorinë 'populli'? Një problem tjetër me të është se ai shmang natyrën "tregtare" të shumë burimeve nga të cilat është krijuar kultura popullore. Pavarësisht se sa mund të insistojmë në këtë përkufizim, fakti mbetet se njerëzit nuk prodhojnë spontanisht kulturë nga lëndët e para të prodhimit të tyre. Cilado qoftë kultura popullore, ajo që është e sigurt është se lëndët e para të saj janë ato që ofrohen komercialisht. Kjo qasje tenton të shmangë implikimet e plota të këtij fakti. Analiza kritike e muzikës pop dhe rock është veçanërisht e mbushur me këtë lloj analize të kulturës popullore.

Një përkufizim i pestë i kulturës popullore, pra, është ai që bazohet në analizën politike të marksistit italian Antonio Gramsci, veçanërisht në zhvillimin e tij të konceptit të hegjemonisë. Gramsci (2009) përdor termin "hegjemonia" për t'iu referuar mënyrës në të cilën grupet dominuese në shoqëri, përmes një procesi "udhëheqjeje intelektuale dhe morale", kërkojnë të fitojnë pëlqimin e grupeve vartëse në shoqëri." "lufta midis "rezistencës" së grupeve vartëse dhe forcave të "inkorporimit" veprojnë në interes të grupeve dominuese.

Si përfundim i mbetet, jo vetëm publikut, por edhe hulumtusëve shqiptarë t´i hulumtojnë praktikat e tilla kulturore, dhe përmes këtij studimi mund të arrijmë pastaj në një konkludim se si erdhën këto formate, sa do jenë të dobishme, çfarë ndryshimi kulturor do të sjellin në mesin tonë kulturor etj?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat