Rikthehet pas dy viteve Kosova KamerFest 2022

Kultura

Rikthehet pas dy viteve Kosova KamerFest 2022

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 12:42
Foto ilustrim

Festivali ndërkombëtar i muzikës Kosova KamerFest rikthehet në kryeqytet me dymbëdhjetë koncerte me artistët ndërkombëtar e vendor.

Ceremonia e hapjes së festivalit është më datën 1 Tetor në Sallën e Amfiteatrit të Bibliotekës Qendrore të Universitetit të Prishtinës  ku do te përfomoj në violinë Klaidi Sahatçiu, dhe në piano Merita Rexha Tërshana, kurse artistë mysafir Blerim Grubi në violë, Aristidh Ptosi çello.

Në programin e kësaj radhe janë edhe koncerti në kujtim të Derek Han ku do të interpretojnë Blerim Grupi  në  violinë, Aristidh Ptosi në çello dhe në violinë Sihana Badivuku që pritet të realizohet me 5 Tetor.

Talentët e rijnë do të jenë po ashtu pjesë e programit duke sjell koncertit “ New Spirist,voice and hopes”.

Ajo që e veçon programin këtë herë është edhe koncerti  për autizëm si një  mbështetje  të fëmijëve autik.

Kosova Kamer Fest 2022 do të sjellë në skenë muzikantë nga Shqipëria, Bullgaria, Franca, Spanja, Finlanda e Zvicra dhe do të zgjasë deri me 1 dhjetor 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat