Kosova vend i ftuar në festivalin ndërkombëtar të romanit grafik dhe stripit në Francë

Kultura

Kosova vend i ftuar në festivalin ndërkombëtar të romanit grafik dhe stripit në Francë

Nga: A.M. Më: 21 nëntor 2026 Në ora: 10:55
Pesë artistë nga Kosova prezantojnë krijimtarinë e tyre në edicionin e 43-të të festivalit ndërkombëtar bd BOUM në qytetin e Blois, në Francë.

Kosova është vendi i ftuar në edicionin e 43-të të festivalit ndërkombëtar bd BOUM, i cili po mbahet në qytetin e Blois në Francë.

Ceremonia e përurimit u mbajt në ambientet e Chateau Royal de Blois, ndërsa pjesëmarrja e Kosovës po mbështetet nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Francë, në bashkëpunim me festivalin Gran Fest, që organizohet në Prishtinë dhe i kushtohet romanit grafik dhe stripit.

Në ceremoninë hapëse, Ambasada u përfaqësua nga Laurant Osmani, këshilltar për çështje kulturore.

Në këtë festival, pesë artistë nga Kosova – Liza Dervishaj, Deniza Gafuri, Rina Krasniqi, Adrián Jakupi dhe Gani Jakupi – po prezantojnë veprat e tyre, duke sjellë para publikut francez krijimtarinë dhe veçantinë e skenës bashkëkohore të stripit në Kosovë.

Përmes një njoftimi, Ambasada ka falënderuar kryetarin e Bashkisë së Blois, Marc Gricourt, prefektin e Loir-et-Cher, Joseph Zimet, si dhe ekipin organizator të bd BOUM për mikpritjen dhe angazhimin në realizimin e këtij aktiviteti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat