Nuk keni deklaruar gjellesen!

Kultura

Nuk keni deklaruar gjellesen!

Nga: Fatmir Lohja Më: 28 shtator 2022 Në ora: 16:59
Fatmir Lohja

Një ditë të bukur pranvere  zbrita në qytet me nipçen. Autovetura qe e mirë. Malli për shokët e qytetit më kishte marrë. Përpara se të takoja miqtë, shkova  në bankomat  për të tërhequr lekët e pensionit. Burri pa para në xhep nuk ka si të takohet me shokët .Fus karten, dhe me lajmeron se është jashtë përdorimit.

Me nipin u ndamë pa hyrë  në bankë U futa  për të marrë ndonjë sqarim. Pasi ndenja bukurmirë në sira, me drejtuan te një sportel,  ku do të më jepnin sqarimet përkatesë. Përballë, duke na ndarë një xham, qendronte një zonjushe bukuroshe, në moshë me mbesat e mija.I prezantova shqetësimin tim .Nuk po u besoja vesheve , të rënë nga mosha.

  • Ju nuk keni përcaktuar gjallesat, - kështu e degjoja unë, ndonëse zonjusha e përseriti disa herë, me këmbënguljen time, se nuk po e kuptoja se çfarë më kërkonte.
  • Unë në katund jetoj. Pse i duhen bankës sa; rosa ; pata; pula; gjela; fluturoja; lope; viça;  derra;  gica; ….. ka në oborrin e shtepisë sime?Po të futen edhe pleshtat, morrat, furrtaret, mijtë,…  kush është ai burrë nënë, që mund ta bëjë këtë inventar?
  •  Ju plak, me llafe shumë . Nuk jeni gjallë për bankën !-e zonjusha  i vuri vulen me ton neverites.
  •  T’u thafte gjuha deri rrazë   fytit ! Si nuk jam gjallë, tërë ky burrë që ke përballë?- nuk e mbajta më  veten.

 Nuk kisha faj. Më erdhi si bombë vdekja ime. Me zë të lartë, I tregova gocës, se po ta merrnin vesh nëntë femijët, dhe njëzet nipat e mbesat e mi, se i ka mbytur banka të atin, apo gjyshin ,   do ta djegnin atë, sëbashku me banken, qe ka sloganin :” Ne flasim gjuhën tuaj.” E di qe shteti, dhe shoqeritë e pensioneve kërkojnë të na dergojnë në parajsë sa më shpejt.Rreth pesë miljon pensionistë I mori covid 19 me një dorë. U pastruan llogaritë e detyrimeve për pensionistët e ngratë. Nuk e kuptoj pse bankat na duan të vdekur? Ne nuk u bëjmë asnjë dëm financiar. Edhe kur na marrin komisione ,ne nuk bzajmë.

Në bankë dikush qeshte, disa me shihnin si të çmendur. Dola shefica me shumë energji , për të  qetësuar të vdekurin bankar, ndonëse me para në llogari. Ajo fliste, ndërkohe unë pickoja  veten, për të mos e lënë vdekjen të më ngrinte muskujt. Nuk është shaka kur të mbysin bankat!  Shkojnë gjygjet  me vite, për të terhequr paratë, që ke futur me duart tuaja të gjalla.

Mesa mora vesh unë nga shefica, banka paska  një urdhër, që një herë në gjashtë muaj, robi i Zotit duhet të shkojë në nënshkruaj para bankierve se ështe gjallë. Me dhanë një copë letër, ku  nenshkrova se ende  nuk kam vdekur .

  • U sqaruam xhaxha?- me pyet shefica në fund.
  • Nuk e kuptoj pse zonjusha me kërkoi gjallesat?- e pyes me sinqeritet.
  • Ta ka thënë në njëjës, e jo në shumës, siç e citoni ju,- ma ktheu në vend.

U mundova t’I shpjegoj se në shqip,  gjallesat janë të shumta, frymore, e jofrymore. Njeriu është mbi të gjithë, se ka tru në kokë, dhe flet gjuhën e kombit të tij detyrimisht.

  • Sipas teje  si mund t’u drejtohemi  klientëve?-  me pyet shefica.
  • Kërkojmë  nga  klientët pensionistë, te vinë  detyrimisht çdo gjashtë  muaj,për të nënshkruar kontraten e bashkëpunimit. Ma do mendja se nuk ka shqiptarë që nuk e kupton këtë fjali, pa u marrë me gjallesa, vdekje,testament,…  -  I dhashë dorën e ndarjes shefices, që rrinte  si hu mbi  këmbët e drejta.

Fatmir Lohja

Tiranë, më 28.09.2022

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat