"Mora shumë xanax"

Kultura

"Mora shumë xanax"

Nga: Ilir Muharremi Më: 28 shtator 2022 Në ora: 22:12
Romani i Ilir Muharremit

Mundohesha t’i mbyllja sytë, por ishte e kotë, sepse bardhësia e bënte dhomën më verbuese.

Përpara meje nuk kishte asnjë hije dhe çdo send, çdo skaj, të gjitha format e rrumbullakuara vizatoheshin me një qartësi që më therte sytë. Ika vrap në banjo, u përkula te lavamani ta pastroja fytyrën.

Përballë meje qe një pasqyrë dhe aty vështroja me vëmendje portretin tim. Ula kokën, por në pasqyrë vetja ime qëndronte drejt dhe vetëm më shikonte. ..

Papritmas dëgjova që dera e banjos u hap. Ishte zëri i Marisë. “Dua të largohem”, - tha butësisht ajo. Pasi dëgjova këtë, e godita me grusht pasqyrën, disa nga copat e vogla të xhamit m’u ngulitën në grushtin tim, por unë nuk ndieja ndonjë dhimbje. Copëzat e tjera dukeshin si copëza diamanti plot shkëlqim në pllaka të banjos. Një copëz e pasqyrës ishte më e madhe dhe  kishte mbetur sa për ta parë fytyrën time të mërzitur. “Duhet të ikimi së bashku. Eja, eja, duhet që tani të largohemi!”, - i thashë. “Ku të shkojmë?”, - më pyeti Maria. “Jo, jo!” - vazhdoi ajo. Mora shumë xanax, mundohesha ta qetësoja veten time. “A je mirë, a je mirë?”, - më pyeti Maria. “Jo, jo nuk jam mirë. Më ndihmo!”, - i thashë nga brendësia e shpirtit tim, i cili tashmë po kalonte krizat më të mëdha shpirtërore. “Dreqin, dreqin!”, e përsërita...

 

Fragment nga romani "Ti" i Ilir Muharremit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat