Ah sa t'lumtur janë!

Kultura

Ah sa t'lumtur janë!

Nga: Adem Bytyqi Më: 30 shtator 2022 Në ora: 09:34
Adem Bytyqi

Filloreta Agroni 

Ah sa t'lumtur janë sot

Kur mësunë n'Televizion

Se kêtë t'hëne 

N'shkollë

Do t'shkojnë.

 

Thonë kemi pritë gjatë

Dyertë e shkollava 

N'a i mbyllën :

Ata që as vetë 

Nuk e dinin 

Sa t'pa drejtë neve

E shumë t'kêqia tjera 

Ia bënin kombit vetë 

 

Lutemi ditë e natë

Që kjo e keqe

Mos t'na përseritet 

As njëherë tjetër!

Sepse shkolla është e jona

E jo e atyre që e mbyllin 

Më shumë për politikë

Se sa për pakë lekë.

Për ta rrëzuar njëri tjetrin

Për t'ardhur vetë n'pushtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat