Urime festa e bekuar e 28 Nëntorit

Kultura

Urime festa e bekuar e 28 Nëntorit

Nga: Gjon Keka Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 14:08
Foto ilustrim

Me rastin e përvjetorit të 579 të flamurit dhe identitetit kombëtar arbëror

Atëherë kur në çdo institucion qeveritar, arsimor, shkencor,kulturor etj, të vendoset portreti i themeltarit,gjeneralit dhe burrështetit të famshëm arbror i të gjitha kohërave Gjergj Kastrioti ,do të thotë se jemi në udhën e natyrshme të kombit tonë dhe po e respektojmë themeluesin,udhëheqësin, heroin, shpëtimtarin ,dhuruesin e flamurit kombëtar ,ideatorin e bashkimit të arbërorëve dhe të kombeve europiane.

Pa Gjergj Kastriotin ,nuk do të kishim flamurin e fitores dhe të identitetit kombëtar dhe europian, dhe as nuk do të ekzistonim në hartën e kontinentit europian,sepse armiku donte të na shlyente nga harta ashtu sikur e shlyu nga harta europiane emrin Konstantinopojë dhe e mori selinë e Konstantinit të Madh, kështu donte ta merrte edhe selinë e Gjergj Kastriotit të Madh dhe ta hiqte nga harta emrin Iliri(Arbëri).

Nuk mund të jetë asnjë datë tjetër më e madhe se se data e 28.Nëntorit 1443, aty ku u hodhën themelet e lirisë, identitetit ,flamurit dhe të shtetit arbëror unitar dhe europian.

28.Nëntori është një datë e bekuar,sepse është datë e cila erdhi nga zemra heroike, nga zemra e lirsë, nga zemra e një arbërori të madh që nuk e harrojë kurrë atdheun e tij të robëruar,kjo datë mbi të gjitha erdhi si të vinte nga qielli si datë e bekimit dhe vulës së kombit tonë në hartën e përjetshme të botës dhe familjes së kombeve europiane.Nisur nga kjo çdo përvjetor i 28.Nëntorit shqiptarët e vërtetë që kanë në venat e tyre gjakun e Kastriotit kudo që janë duhet t'i gjejë duke reflektuar ,duke punuar me laps e me trup ,me mendje e me zemër për të mirën e atdheut të përbashkët ,për të mirën e kombit dhe të brezave për një Arbëri me identitet dhe kulturë burimore kombëtare dhe europiane,për një komb të bashkuar së pari rreth të mirës së përbashkët të kombit dhe më pas edhe në familjen e kombeve të Europës.

Ai shfaqi të gjitha virtytet e një ,themeltari ,burrështeti,humanisti,arbërori të vërtetë dhe atdhetar ,dhe se çelësi i enigmës së tij ishte kjo ,se një armë heroike ka nevojë për një zemër heroike sikur që ishte zemra heroike e Gjergj Kastriotit tonë të Madh.

Urime festa e bekuar e 28.Nëntorit 1443/2022

Rroftë kombi ynë iliro-arbëror europian

Rroftë Gjergj Kastrioti,mbreti dhe kryeheroi ynë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat