Tupani rreh për ata që kanë veshë

Kultura

Tupani rreh për ata që kanë veshë

Nga: Adem Bytyçi Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 14:33
Adem Bytyçi

Me përralla e qifteli

Pa pasur njohuri 

T'thella n'industri

Nuk fluturohet n'Kosmos

Për të vajtur nga Toka

Në hënë edhe Mars.

 

Duke kënduar verës

Kur duhet t'punohej

T'zënë gafil dimri

Pa bukën e gojës. 

 

Pa punë edhe dije

Kënga s'ka kuptim

Me llafe dhe përralla

Nuk përparon Atdheu

Puna është shija jetës

Kombin e nderon

E bënë shumë t'fuqishëm 

Për ta mbrojtur Atdheun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat