T‘ shkruhet drejt historia!…

Kultura

T‘ shkruhet drejt historia!…

Nga: Sami Arifi Më: 27 janar 2023 Në ora: 17:19
Autori Sami Arifi

Me ca autorë t‘librit s‘është mahi,
shkruajn veç për vehten dhe familjen e tij…
Ju vije keq tjerëve për t‘ia thenë,
se fare ashtu n’kaluarën s’ka qenë…

Me gënjeshtra e huti,
marri është t‘shkruash histori…
Rrenacaku me këmbë shkurtaqë,
tregon historinë si rrugaqë…

Pse s‘shkruani për ata që ruajtën farë,
si lanë t‘huajtë n’tokë tonë t‘bëjnë ugar…
Mbrojtën truall e atdhe,
si dikur trimi Gjergji-Skënderbe…

Po t‘vazhdohet kështu me shkrime t‘verbuar,
populli një ditë ka për tu rrebeluar…
Po t‘shkruhet ashtu si ka qenë,
i madh e i vogël madhështojnë këtë vendë…

T“shkruhet drejt historia,
n‘rrugë t‘ndriçuar ec rinia…
Me gënjeshtra na ndëshkon Zoti,
s‘ka kurrë për t‘u ndriçuar moti…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat