Xhafer Deva, Simbol i Nacionalizmit Shqiptar

Kultura

Xhafer Deva, Simbol i Nacionalizmit Shqiptar

Nga: Skënder Sadri Kapiti Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 08:29
Xhafer Deva

Xhaferr Deva, ky simbol dhe shëmbulli më i lartë i patriotizmit dhe nacionalizmit shqiptar akoma edhe sot tmerron serbët dhe Serbinë, por jo vetëm ata por edhe vëllezërit internacionalistë e ideologjikë, pinjollët e regjimit ishkomunist në Shqipëri të cilët vranë, persekutuan, shpronësuan dhe përndoqën e internuan nacionalistët dhe familjet e nacionalistëve shqiptarë.

Nga kush akoma sulmohet me akuza, gënjeshtra e me shpifje shqiptari i madh Xhaferr Deva?

Xhaferr Deva është shqiptari më i madh, është etalon i patriotizmit dhe nacionalizmit shqiptar, që kishte meritën e madhe të Bashkimit të Shqipërisë Etnike, në luftë e përpjekje kundër kolonizatorit kriminal e barbar cetniko-komunist gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pas pushtimit komunist, Deva në SHBA e vazhdoi luften për clirimin e Kosovës dhe të Shqipërsë nga pushtimi komunist sllav në Kosovë dhe nga kumunizmi shqiptar në Shqipëri.

Xhaferr Deva clirimin e Kosovës e parashikonte e besonte se do vinte nga perendimi dhe kur Shqipëria te clirohej nga komunizmi dhe të fitonte demokracia. Dhe saktësisht kështu edhe ndodhi.

Komunistët shqiptare shpirtin dhe zemrën e kishin te Beogradi e te Moska. Brigadat partizane shqiptare ua dorëzuan Kosovën regjimit dhe pushtetit të krimit komunist jugosllav, sllavëve të Jugut. Ja cfare thoshte E.Hoxha, në vitin 1947 kur pati deklaruar se:

“... Çdo gjë e lidhte popullin tonë me sllavët e jugut, jeta, zakoni, burrëria, lufta për indipendencën kundër të njëjtëve armiq..

“...Dashuria e popujve të Jugosllavisë e mareshalit Tito dhe e gjithë udhëheqësve të Jugosllavisë për popullin shqiptar është shumë e madhe. Ne kemi fatin e madh e të lumtur që kemi në kufirin tonë të veriut një aleate e nje mike kaq të fortë, kaq të sinqertë siç është Jugosllavia. Po të studjojmë historinë e vërtetë të popullit tone.., do të shohim se populli ynë, pa qenë një popull sllav, ka pasur një lidhje të ngushtë dhe të përzemërt me popujt sllavë.” (Citohet sipas: “Pjesë të fjalës së Enver Hoxhës para një grupi të rinjsh që morën pjesë në Pleniumin e IV të rinisë popullore”. Gazeta “Bashkimi”, 22 gusht 1947).

Shikoni se cfare admiruesi për sllavet, ky që udhëhoqi 45 vjet Shqipërinë, thotë se cdo gjë e lidhte popullin tonë me sllavët e jugut,kur ne fakt asgjë nuk i lidh shqiptarët me ardhacakët dhe pushtuesit sllavë të Iliro-Dardanisë. Po, është e vërtetë se vetëm regjimin komunist të Tiranës e lidhte gjithcka me komunistët serbo-sllavë, e së pari ishte ideologjia komuniste dhe propaganda, lufta dhe urrejtja kundër patriotizmit dhe nacionalizmit shqiptar

Pra, shikoni se cfare injoranti, cfare servili dhe se sa antishqiptar i madh ishte Enver Hoxha i cili nuk ka pasur aspak ndjesi për ato krime e fushata genocidiste që kanë bërë serbët në shekuj kundër shqiptarëve. Kjo, edhe për faktin se edhe komunistët shqiptarë kanë bashkëpunuar me serbët në krimet,vrasjen dhe genocidin e partizanëve sllav kundër shqiptarëve të Kosovës.Por edhe kryeministri i sotëm i Shqipërisë Edi Rama vazhdon trashëgiminë proserbe të regjimit komunist si mbështetës i projektit serb për coptimin e Kosovës dhe të “Open Ballkan”, dhe i cili më shumë e ka vizituar Beogradin se Prishtinën, dhe i cili për pajtimin shqiptaro-serb citon deri edhe vargje të shkrimtarit serb Ivo Andriq, të këtij antishqiptari të tërbuar, autorit të projektit për zhdukjen e shqiptarëve.

Regjimi komunist enverist clirimin e Kosovës e “parashikonte” kur të fitonte revolucinoi leninisto-komunist botëror.Pra shikoni se sa i interesuar ka qenë kreu i regjimit komunist shqiptar për Kosovën dhe për cështjen Kombëtare.

Xhaferr Deva urrehet nga komunistët shqiptarë si dhe ata serbo-sllavë sepse Xhaferr Deva ishte betuar për të mbrojtur me cdo cmim e sakrificë interesat shqiptare dhe luftimin e komunizmit. Ai ishte i pamëshirshëm në luftimin e komunizmit, pasi komunizmi ishte kërcënimi më i madh për kombin shqiptar gjë të cilën e vertetoi edhe historia.

Deva ka qenë shqiptari i parë i cili e dinte se komunizmi në Shqipëri ishte pjellë, zgjatim e vegël serbo-ruse, e dinte se Shqipëria do të pushtohej nga komunizmi serbo-rus, gjë që e cila fatkeqësisht edhe ndodhi.

Prandaj dhe për këtë arsye akoma edhe sot Beogradi dhe mbeturinat komuniste shqiptare e urrejnë Xhaferr Devën për atë se Deva ka luftuar me gjith shpirt për Shqipërinë etnike, për Bashkim Kombëtar dhe kundër komunizmit.

Në Prizren u formua “Lidhja e Dytë e Prizrenit”njeri nga kapitujt më të lavdishëm të historisë tonë kombëtare, një ngjarje monumentale ne historinë kombëtare shqiptare, një Rilindje e Lidhjes Shqiptare e Prizrenit të vitit 1878, ngjarje të cilën e errësoi komunizmi shqiptar dhe historia ideologjiko-komuniste e Shqipërisë.

Në Shqipëri, komunistët shqiptarë me Enver Hoxhën e drejtuar nga emisarët jugosllavë Popoviq e Mugosha zhvillonin luftë kundër nacionalizmit shqiptar për ta asgjësuar atë deri edhe duke shpallur lufte civile me qëllim për të marrë pushtetin dhe për të instaluar komunizmin bolsheviko-titist në Shqipëri, me qëllim për një pushtim pansllavist edhe të Shqipërisë nën maskën e komunizmit.

Në këto kushte u formula “Lidhja e Dytë e Prizrenit”, që kishte si objektiv dhe mision mbrojtjen kufijve të Shqipërisë etnike nga agresori cetnik e komunist serbo-sllav, mbrojtjen e tokave shqiptare nga okupimi serb. Luftëtarët e Lidhjes i shpartalluan bandat e Drazha Mihajllovicit. Kjo ngjarje madhore lidhet me Xhafer Devën si komandant luftarako-ushtarak e qeverisës për mbrojtjen e Shqipnisë Etnike kundër cetniko-komunistëve sllavë të mbështetur edhe nga komunistët e Tiranës.

Akoma edhe sot Xhaferr Deva sulmohet në Shqipëri nga disa renegatë mediatikë, politikë, nga injorantët e halabakët pseudohistorianë të instituteve marksist-leniniste dhe të atyre të shkollave komuniste si dhe nga mercenarët e nostalgjikët serbo-rusofilë. Sulmohet dhe mohohet vepra e madhe e Xhaferr Devës dhe madje mbrohen shpifjet e trillimet e serbëve dhe të regjimit komunist kundër tij nga disa vemje mediatike dhe politiko-ideologjike të së shkuarës komuniste.

Kosovës dhe jo vetëm asaj por gjithë patriotizmit e nacionalizmit shqiptar i takon që ta nderojnë në maksimum Xhaferr Devën, këtë shqiptar të madh, këtë patriot të madh i cili gjatë gjithë jetës ka bërë aq shumë për kombin e bashkimin kombëtar kundër armiqve të kombit shqiptar dhe kundër komunizmit.

Deva ka meritën e madhe edhe si mbrojtës i hebrejve sepse kur u takuan Mateo Matalia e Rafael Jakoel nga komuniteti hebre me Mehdi Frashërin, ai i rekomandoi që ta takonin Xhafer Devën.

Ata u takuan me Devën, dhe Deva refuzonte haptazi dhe me guxim kërkesën e nazistëve ndaj hebrenjve, sepse Deva kishte qëndrim krejt të kundërt me nazistët për ceshtjen e hebrejve.

Xhaferr Deva ka meritën e madhe e të jashtëzakonshme të asaj se ai me mjaft dhe me tepër përkushtim kombëtar, me diplomaci dhe me intelgjencë të lartë ,por edhe me trimëri e guxim kombëtar të pashoq ai arriti që të shfrytëzonte konjukturat dhe rrethanat e kohës në mbrotjen e shqiptarëve, në krijimin në ato vite të shtetit shqiptar të Kosovës me liri, gjuhësi, shkolla, administratë dhe me ushtri shqiptare.

Dhe pas Luftës së Dytë Botërore, Deva ky shqiptar i madh si patriot, si demokrat, si proamerikan e properendimor dhe si antikomunist Deva ka meritën e vazhdimësisë së luftës së tij kundër murtajës komuniste dhe te farkëtimit të aleancës shqiptaro-amerikane,

Prandaj ka ardhur koha që t’i jipen meritat kombëtare e historike Xhaferr Devës. Kosova dhe kombi shqiptar duhet që ta vlerësojnë figurën dhe kontributin e madh kombëtar të Xhaferr Devës duke nxjerre të vërtetat historike kundër intrigave,shpifjeve e sajesave djallëzore të regjimit komunist e të strukturave kriminale e genocidste të atij regjimi ushtruar mbi shqiptarët, mbi nacionalzmin dhe patriotzmin e kombëtarizmin shqiptar.

Koha kur veproi Xhafer Deva nuk ishte e gjatë por ishte koha më e vështirë, dhe atë periudhe kohore e ka bërë epokë legjendare e historike vepra e Xhaferr Devës me nacionalistët e tjere , që njihet si “Koha e Shqipnisë”, si koha kur trojet shqiptare u bashkuan për herë të parë në histori.

Xhaferr Deva nuk ka vrarë shqiptarë, por Deva i ka mbrojtur shqiptarët nga bandat cetnike dhe nga brigadat partizane serbo-sllave. Shqiptarë kanë vrarë cetnikët e komunistët serbë dhe komunistët shqiptarë, pasi komunistët edhe eliminimet dhe vrasjet ndërvete ua vishnin të tjerëve, sepse komunizmi ishte si ajo lavirja që e bën kopilin dhe ua lë në derë të tjerëve.

Gjatë gjithë kohës së regjimit kriminal komunist në Shqipëri, pa ndërprerë dhe në emër të luftës së klasave është ushtruar mbi popullin shqiptar, sidomos kundër atyre që tradhtonin komunizmin dhe miqësinë vëllazërore shqiptaro-jugosllave, shqiptaro-sovjetike e shqiptaro-kineze është ushtruar dhunë, burgosje, internime e terror vrastar, ideologjik, politik, psikologjik e gjithfarë ndëshkimesh cnjerezore. Dhe pikërisht autorët e këtyre veprave kriminale në Shqipëri, pikërisht këta janë edhe sot armiq të nacionalistit e patriotit Xhaferr Deva të cilët flasin akoma si dikur diktatori në emër të popullit, pasi edhe krimet i kanë bërë në emër të popullit

Komunizmi sllav dhe ai shqiptar me brigadat partizane të Tiranës kanë vrarë patriotët dhe nacionalistët kosovarë; në bashkëpunim komunistët shqiptarë me ata serbë kanë kryer edhe masakrën cnjerëzore të Tivarit. Nostalgjikët dhe sigurimsat, persekutorët dhe komunistët e Tiranës trillojnë e manipulojnë akoma me masakrën e 4 Shkurtit, në një kohë kur kurrë këta nuk folën për masakrat e kryera nga komunistët e partizanët shqiptarë së bashku dhe me urdhër të atyre serbë kundër kosovarëve, si dhe as për krimet e komunizmit 50 vjecar në Shqipëri; e madje komunistët shqiptarë as nuk u kanë kërkuar as falje familjeve të viktimave, dhe as nuk ua kanë treguar varret për të gjetur eshtrat e mbi 5000 te pushkatuarve nga regjimi komunist.

Regjimi enverist nuk kishte si të ishte me Xhaferr Devën sepse komunizmi në Shqipëri ishte ortak me Beogradin, pasi Partia Komuniste Shqiptare u themelua nga emisarët jugosllave Popovic, Mugosha, Tempo etj. Komunistët shqiptarë e urrejnë Devën sepse kryeministri serb kishte thënë se “Deva nuk blehet me pare se është i pasur, Deva është armiku ynë i përbetuar, Deva duhet vrarë.”

Pra Devën nuk e donte regjimi komunist në Shqipëri sepse ai regjim ishte si ai në Serbi, Deva nuk blihej sic i është lëpirë dhe servilosur komunizmi në Shqipëri herë te Jugosllvia,herë të Rusia e pastaj te Kina,te këta tre armiqt e kundërshtarët më të mëdhenj të shtetit të Kosovës.

Tiranës komuniste i intersonte pushteti dhe ideologjia. Ajo e tradhtoi Kosovën dhe jo vetëm kaq por Enver Hoxha edhe Shqipërinë deshi ta fuste nën Jugosllavi si republikë e shtatë për interesa personale e internacionalisto-komuniste , ashtu sikurse edhe pinjolli komunist Edi Rama ishte për ndarjen e Kosovës dhe sot për Open Ballkan.

Të gjithë ata të cilët urrejnë shqiptarin e madh Xhaferr Deva janë po ata të cilët nuk thonë asnjë fjalë kundër kryeministrit të Shqipërisë pse ai shkon , takon e madje edhe harton plane e projekte antishqiptare me nazistin kohës së Milloshevicit, me Gebelsin serb, me presidentin e Serbisë Aleksandër Vucic.

Janë kundër Xhaferr Devës të gjithë ata shqipfolës që nuk e duan Bashkimin Kombëtar; janë serbo-grekofilët dhe ata që e urrejnë nacionalizmin shqiptar; kundër Devës dhe veprës së tij janë shqipfolësit antiamerikanë dhe korrupsioni e tradhtia; janë ishenveristët e ishtitistët dhe pinjollët e tyre.Kundër Devës janë ata që rrënuan dhe shtrëmbëruan historinë; janë kundër Devës dhe kundër restaurimit të shtëpisë së tij të gjithë ata që rrënuan trashëgiminë kombëtare, që falsifikuan historinë e që shëmben e rrënuan edhe xhamijat e kishat.

Është koha që të dënohen krimet dhe genocidi komunist dhe që të bëhet dekomunistifikimi si dhe të rehabilitohen patriotët e nacionalistët e mëdhenj shqiptarë si Xhaferr Deva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat