Ta forcojmë Pavarësinë

Kultura

Ta forcojmë Pavarësinë

Nga: Sami Arifi Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 12:45
Sami Arifi

Zëri imbël u bekua,

Nga nëntoka u dëgju…

Shqipet thërrasin për liri,

nga e tërë Bota bijtë vijnë aty…

Thërret pa ndalë njeriu i parë,

zëri i Ademit aty ka ardhë…

Frymë e bartur që nga Thoti,

te i madhërishmi Kastrioti…

Nga t‘gjitha vendet vullnetarë,

nga nëntoka janë nisurë për t‘ardhë…

Nga t‘gjitha kontinetet janë ndëgjuar,

liri atdheut pë t‘i pruar…

Vendit prangat me ia shkëputë,

Kulçedren nga vendi për ta humbë…

Errësirën për ta larguar,

e lirë Shqiponja për t‘fluturuar…

Populli vjetër u ndihmua,

bashkë me miq u çlirua…

Do t‘vazhdojmë sa t‘ketë jetë,

trojet tona t‘i zotërojmë vetë…

Për ta gëzuar ne Pavarësinë,

Nga varret heronjt prap do t‘vijnë…

Që ta gëzojmë ne ardhëmërinë,

ta forcojmë Pavarësinë…Gëzuar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat