Ndriçim atdheu do t‘përfitojë

Kultura

Ndriçim atdheu do t‘përfitojë

Nga: Sami Arifi Më: 21 mars 2023 Në ora: 09:11
Sami Arifi

Jo s’gjenë vend tani meritokracia,

me mbërapësi vije tradhëtia…

Ku hanë qentë flet veç korita,

ngritet zëri kumbullon…

Paraja gënjeshtrat po’i arsyeton,

tani jo s‘flitet për meria…

Se faqezitë po’i zbardhë korita…

Po paguhen ca t’ngrat,

me para t‘rruajn n‘të thatë…

Parat mirren n‘dëm t‘popullit,

Rrenacakët po‘i flasin Zotit…

Po mundohen t’Madhërishmin me ble,

duke i thënë ne besojmë n‘fe…

Mashtro këtë e mashtro atë,

notojnë n‘djerës e notojnë n’gjak…

Shpejt do‘t vije ditë e bardhë,

nga terri t‘këqijat kanë për t‘ju dalë…

Pa djerës atyre iu humbë paraja,

ju bije nderi…

I rrok dhimbja i mbytë vëneri…

O ju shqiptarë mos duroni,

mejherë keqëbërsitë denonconi…

Publikoni nëpër gazeta,

rrenacakëve; t‘ju del n‘shesh e vërteta…

Mos përmendëni emrat që s‘bajnë,

se atdheut i dëm i bëjnë…

Drejtësia t’kqijtë kur i ndëshkon,

Ndriçim atdheu do’t përfiton…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat