Kur erdhi pavarësia?

Kultura

Kur erdhi pavarësia?

Nga: Adem Bytyçi Më: 1 prill 2023 Në ora: 13:57
Adem Bytyçi

Kur erdh pavarësia

U gëzuam shumë

Menduam

Se gurbetin do ta harrojmë 

Për t' mos e përjetuar kurrë.

 

Vit pas viti

Gurbeti nuk u ndalë

Kosovën e lëshuan

Edhe shumë më shumë shqiptarë.

 

Gjerë kur do t'vuajmë

N'vendet e huaja 

Duke mos i shijuar

Bukuritë magjepëse

Që i ka Kosova

Dhe monumentet historike

T'vendeve tona.

 

Kosova është vendi 

Më i pasur n"Evropë

Hajnia dhe korrupsioni

E kanë varfëruar n'extrem

Duke i sjellë vuajtje dhe mjerim

Popullatës tonë t'shkret

Duke e lënë n'mëshirën 

E fatit t'vetë.

 

Gjerë kur do të zgjasë

Kjo e keqe për vendin tonë

Përveq politikës 

Këtë s'e din askush

Politika është fajtore

Për t'gjitha t'këqijat

Të cilat pas luftës

I kanë ndodhur 

Vendit tonë

Kosovës Nënë Loke

Që ka vuajt aq shumë 

Nga mizoritë serbe

Kundër popullit shqiptar

Pas dyndjeve të serbëve

Nga Karpatët në Ballkan

I aneksuan tokat Ilire

Me dhunë e terror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat