Ti kullë e lashtësisë tonë

Kultura

Ti kullë e lashtësisë tonë

Nga: Lendita Krasniqi Loxhaj Më: 28 maj 2023 Në ora: 22:58
Autorja me djalin e saj

Dymijë vjet ka që kemi lind në këto troje

Brez pas brezi këtu qëndruan shqipet tona

Në zemër e shpirt e kishim dashurinë për atdheun

Sikur stërgjyshi Isuf Dema që ra në peshë

E kurrë nuk e çeli gojën veç e hapi zemrën

Në Goli Otok së bashku me mijëra atdhetarë

Dhemb për dhemb e fyt për fyt me lloj lloj demonësh

Shqipërisë secili ia falën jetën për të vërtetën

Dhe Ti biri im linde në një kohë kur i duhesh kohës

Jam e lumtur që trashëgove atdhetarizmin e stërgjyshit tënd

Fuqia e tij matët veç me fjalët se e do edhe ti vendlindjen

Gjithmonë nënë e baba do të jenë udhërrefyesi yt

Që historinë e stërgjyshërve ta morem me vete

Nuk ia lamë peng heshtjes as Kosovës martire

Së ndoshta do të na gjykonin nëse Ti nuk i di

Por jemi me fat që në shpirtin tënd flejnë veprat atdhetare

Të parët tanë kanë thënë ngado që shkon ndërto nga një shtëpi

E Ti ndërtove mijëra miqësi nga vendlindja deri në Shqipëri

Besa edhe në Amerikën e largët deri këtu në Gjermani

Ku është liria e shtrenjtë dhe e shenjtë ku ka demokraci.

Bekimet biri im ta trashëgosh Kështjellën së bashku na me ty

Datëlindjen e 20-të të urojmë motrat e prindërit tu!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat