Për në Olimp rrugën ma tregove

Kultura

Për në Olimp rrugën ma tregove

Nga: Mimoza Rexhvelaj Më: 19 qershor 2023 Në ora: 15:32
Mimoza Rexhvelaj

Ëndrrat e dlira

Nën sqetullën tënde i struka,

 Dhe gjakun në damarë

Më të kuq se rubinët e pata.

Më rrëshkiti vështrim tinëz

Përtej mbi shtratin e lumit

Në kërkim të Zeusit e graha

 Tërkuzën e tundimit.

Mbi etjen e buzëve të tua

 U shkriva si të isha bulëz vese,

Në qemerin e shpirtit tënd

Me skatul e pastrova honin

E hamëndjeve e mëdyshjeve

Që deri vonë nuk patën gjumë.

Për sa kohë rri në pritje

Me areolën e agimit të kuqërremtë,

Ti ma shtron rrugën e ma jep në dorë

Pishtarin me flakë

 E për në Olimp më prin..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat