Lajçak, ah more Lajçak

Kultura

Lajçak, ah more Lajçak

Nga: Dedë Preqi Më: 21 tetor 2023 Në ora: 17:30
Dedë Preqi

Lajçak, ah more Lajçak

Na plase zemrën n’bark,

Ndryshe flet në Prishtinë,

E ndryshe flet në Beograd,

Hiç më pak se një dhelpërak.

Çfarë plani tani ke përgatitë

Konfirmuat plan të ri këto ditë,

Fjalët e Albinit nuk do i merr lumi

Aleksin në Beograd s’do e merr gjumi.

Ju thoni, dialogu duhet të ecën para

Apo sulmi në Banjskë e ndryshoi planin,

Kush duhet të përballet me pasojat

Vuçiqi po mundohet me i përbi gëzhojat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat