Në vigjiljen e 25 Vjetorit e Çlirimit, në shenjë dhe respekti për luftën e lavdishme të UÇK-së e sakrificës së familjes Jashari me Komandantin Legjendar Adem Jashari, pinjoll, pasardhës e bir i Drenicës heroike, e cila kurrë nuk ia ndali pushkën Serbisë fashiste, në konsideratë e gjithë dëshmorëve të rënë për Lirinë e Kosovës, publicisti Hafiz Shala pikërisht para disa dite boton librin e katërt Monografik “OPINIONE IV“ - Reflektime nga Amerika. Libër ky që përmban reflektime e mendime të shprehura qartë, tema e personazhe, kryesisht të njohura.
Hafiz Shala, për krijimin e katër veprave ‘’OPINIONE’’ I,II,III dhe IV “Reflektime nga Amerika”, me mjeshtri të rrallë duke njohur e përcjell zhvillimet shoqëroro-politike, jo vetëm të përditshmërisë, por më shumë së 6 dekada në të gjitha etapat të mbledhjes së informatave, shfrytëzoi të dhëna me të cilat për lexuesit që përcjellin jetën shoqëroro politike në Dardani e kudo në botë, ka dhënë e po jep një kontribut të jashtëzakonshëm duke ruajtur të kaluarën e lashtë.
Hafizi edhe me vëllimin e IV-të sipas kësaj vepre, monografie që më shumë i përket një zhanri të veçantë publicistiko- letrar dallohet me përjetimet e shenjat, lëvizjet ose sjelljet e mësuara, dha një ndihmesë të madhe në procesin e studimit të kujtesës njerëzore. Mësimi dhe përvoja e një atdhetari të devotshëm është rritur, edukuar e përballur më të bëmat, padrejtësitë historike, tradhtisht që Dardanisë, me një popull Pellazgo – ilire janë elemente parësore të kujtesës.
Në ’’OPINIONE IV’’, autori ofron një tërësi shënimesh, të përditshme edhe të kohë pas kohe, për ngjarje nga jeta dhe ngjarjet që janë zhvilluar në Kosovë dhe janë përjetuar nga autori, por edhe nga bashkëvendës, bashkëshkollarë e bashkëpunëtorë, për më tepër se gjashtë dekada..
Përkujtimi nënkupton veprimin sipas foljeve të vetes së parë, përkujtohen, ose përkujtoi ndonjë veprimtari artistike, kulturore, politike e shoqërore. Përmban, zakonisht, dallohen për nga mënyra e paraqitjes shkencërisht, për të nderuar kujtimin e ndonjë dëshmori, siç janë për autorin: Ahmet Delia, Azem Bejta, Shaban Polluzha, Mehmet Gradica, Tahir Meha.
Popullariteti i HAFIZ SHALËS, është rezultat i punës së tij të frytshme e të ndershme dhe të stilit të sjelljeve ndaj të tjerëve. Sigurisht kishte krijuar bindje se populli është faktor i popullarizimit. “Në kujtesën e popullit e mërgatës e të lobit shqiptaro-amerikan mbetet vetëm ai që populli, në vend e diasporë e do”, shkruante Dostojevski (1821-1881), shkrimtar rus.
Të jesh i popullarizuar, do të thotë të jesh njeri i popullit me veti e karaktere njerëzore, i drejtë, pa interesa vetjake që të sigurosh pozitë të paluhatshme në kujtesën e tij.
Hafiz Shala si anëtar i Bordit Ekzekutiv i Ligës Qytetare Shqiptaro- Amerikane ,e cila në vitin 1998 si subjekt i vetëm zyrtar i Komunitetit Shqiptar i regjistruar në Uashington DC për lobim, në një tubim të mbajtur në Brooklyn të Nju Yorkut për nder të heroit Adrian Krasniqi, në emër të këtij subjekti e bëri publike se e njohim, e përkrahim dhe e afirmojmë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ndër subjektet e para në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë tubim të vitit 1998 Liga Qytetare Shqiptaro- Amerikane më ka autorizua që ta bëjë publike zyrtarisht se e njoftim UÇK-në.
Kontribut te veqant për botimin e kësaj monografie , po edhe të vëllimeve të mëparshme ka dhënë prof. shkrimtari e poeti i mirënjohur Agim Desku, pastaj redaktori gjuhësor Rrustem Gërguri, ndërsa për kolerinën e ka dizajnuar Berat Thaçi një profesionist i veçantë në këtë fushë.