Lotin mos ma merr

Kultura

Lotin mos ma merr

Nga: Sami Mulaj Më: 1 prill 2025 Në ora: 10:43
Autori Sami Mulaj

Toka ku jam

më ka rendë,

as ta shkelë

nuk pranon…

Gjithë njerezit

rreth e rrotull,

edhe pse duart i kanë,

asnjë dorë

dorën time nuk shtrëngon…

Të gjithë me nga dy sy,

ikin lart e poshtë,

sytë e mi

asnjë nuk i kërkon….

Emri im

rri strukur

si i shtrydhur limon,

askush nuk e thërret,

askush nuk e do….

Zemra me sa një mal dashuri,

në dhe të huaj rënkon…

i lutet zotit çdo ditë,

ani pse mi more të gjitha,

të gjitha merri, merri o Zot…!

Vetëm, të lutem !

O Zot,

mos më le

pa lotë !

SMulaj

Prill 1, 2025

Vienna, Austri .

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat