Ishte një ditë e bukur pranvere, plot me diell, kur linde ti.
Edhe lulet, plot me aromë dielli, rrezatonte fytyrën tënde të bukur,
atëbotë kur u ula në bankën e spitalit
të shikoj sytë e tu të bukur, depërtues,
që më pushtuan aq shumë me mallëngjim.
Ti linde një ditë të bukur pranvere, plot me diell.
Kurrë mos e harro
ditëlindjen tënde.
Sepse atë ditë të bukur pranvere,
plot me lule dhe aromë, të bekova unë dhe mami yt.
Dëshmitar është banka e vjetër e spitalit,
kujtime të ëmbla që kemi për ty,
me lule plot aromë, atë ditë të bukur pranvere.