Tani

Kultura

Tani

Nga: Adem Bytyçi Më: 13 maj 2025 Në ora: 10:52
Autori Adem Bytyçi

Evropa e Amerika

janë bindur:

subjektet politike në Kosovë

nuk duan shtet —

por pushtet.

Edhe pas pesëmbëdhjetë seancash,

nuk janë në gjendje

ta konstituojnë KUVENDIN.

Ky është rasti i vetëm

në Evropën e pasluftës,

që në ndonjë shtet

të ndodhë një gjendje

kaq absurde.

Subjektet politike në Kosovë

nuk duan shtet —

duan pushtet.

Sepse

kaq gjatë sorollaten në Kuvend,

e nuk gjejnë dot

gjuhën e përbashkët

për ta formuar KUVENDIN.

Qëndrimi i tyre absurd

e ka indinjuar çdo shtet mik,

që dha aq shumë

për pavarësinë tonë

nga sundimi i egër

dhe mizor serb.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat