T’ zgjedhurit e popullit, kundër popullit dhe shtetit (Satirike)

Kultura

T’ zgjedhurit e popullit, kundër popullit dhe shtetit (Satirike)

Nga: Adem Bytyçi Më: 24 maj 2025 Në ora: 08:35
Autori Adem Bytyçi

Nuk lënë gjë të keqe

pa bërë.

Kuvendin e Republikës

nuk e konstituuan

për të njëzetën herë.

Janë bërë bashkë,

në një gjuhë flasin.

Nuk u intereson Kosova,

por pushteti —

për të mbushur

xhepat për vete.

Që nga çlirimi

e deri më sot,

një situatë e tillë

kundër Kosovës

asnjëherë s’ka ndodhur,

që kaq gjatë,

për inate të partive politike,

Republika e Kosovës

të mbetet pa institucione.

Të zgjedhurit e popullit

nuk i kanë punët keq:

janë veshur mirë, me kollare,

xhepat plot me lekë.

Për të ardhmen e Kosovës

dhe gjendjen e mjerë të qytetarëve —

nuk u intereson hiç.

Të zgjedhurit e popullit — deputetët

jetojnë si në kohën e diktaturës,

kur thuhej se:

i ngopuri të uriturit nuk ia di,

dhe i nënshtruari

duhet të heshtë,

sepse burgu e pret.

Të drejtë kanë

vetëm ata

që janë në pushtet,

qofshin politikanë

apo deputetë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat