N’ historinë e shteteve t’ botës
asnjëherë nuk ka ndodhur
që kaq gjatë ndonjë shtet
të mbetet pa institucione.
Ata që e dinë të kaluarën
e deputetëve të kësaj legjislature,
se si janë pasuruar
nga xhepi i varfër
i qytetarëve të Kosovës,
të tmerruar nga frika
se qeveria e ardhshme e LVV-së
do t’ua konfiskojë
pasuritë e vjedhura,
nuk lënë gur pa rrokullisur
për të mos e konstituar
KUVENDIN e Republikës.
Të gjithë ata
që i kanë krijuar pasuritë
me hajni e korrupsion,
duhet ta dinë
se kjo është vetëm vonesë —
sepse pasuritë e vjedhura
e kanë të pamundur
t’u shpëtojnë ligjit.
Këto pasuri, herët a vonë,
do t’i kthehen popullit të Kosovës,
sepse të tijat janë!