​Festivali i Karnavalit në Korçë

Kultura

​Festivali i Karnavalit në Korçë

Më: 27 maj 2025 Në ora: 18:27
Foto ilustrim

Korça po bëhet gati për çeljen e sezonit turistik me një festë të madhe, Festivalin Ndërkombëtar të Karnavalit.

“Më 7 qershor, qyteti ynë shndërrohet në një skenë të madhe ngjyrash, krijimtarie dhe gëzimi”, u shpreh kryetari i bashkisë Korçë, Sotiraq Filo.

Karnavalet janë një traditë e dashur për korçarët dhe jo vetëm. Ato janë një festë që bën bashkë komunitetin dhe shpirtin artistik të qytetit. Çdo vit, me dhjetëra kostume mbresëlënëse tregojnë jo vetëm fantazinë, por edhe identitetin dhe mesazhet personale të pjesëmarrësve.

Pritet që rrugët e Korçës të mbushen së shpejti me superheronj, figura teatrore, personazhe mitologjike apo mesazhe të forta përmes veshjes.

Kryebashkiaku i Korçës, ftoi për pjesëmarrje në këtë festival ndërkombëtar duke kujtuar disa nga kostumet më kreative të viteve të kaluara përmes një albumi fotografik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat