Të ngritëm vet me guxim

Kultura

Të ngritëm vet me guxim

Nga: Milazim Zeqiraj Më: 29 maj 2025 Në ora: 19:25
Milazim Zeqiraj

Në zgjedhje premtimet e buta 

Si era kur ledhaton lulet.

 

Kur  s´merrni përgjegjësit,

Vendi heshtë,

Kur merren,

Vendi bëhët me zë.

 

Shteti është hyjnor,  

Pushteti ndriques i tij.

 

Ata që e mat veten me hijen e vet,

Dritën e diellit e ka inat së hijën ja tretë.

 

Kur zgjohet fjala,

Vendi mbrohet më ndershmëri,

ne s´mbesim si pika në lis,

e më lak në fyt.

 

Shumica ka përgjegjësi,

që vota e lirë e mos të humb kuptimin.

Nëse ajo ktheheni në heshtje,

gabimi është i joni.

Populli pa forcë, se votën e ka shkri.

 

Nuk ndërtohet e ardhmja 

më inate e përqarje,

por më përgjegjësi e bashkpunim.

 

Pushteti jo punë për përfitime,

por përgjegjësi për ta mbajtur vendin me ndershmëri.

 

Kur vet pengohemi, ska ligj që na shpeton.

Presidentja e pa forcë

Gjykata kushtetuese ligj mbi ligje.

Nese të bjen mirë, ka të drejtë

Nese jo atëhere është e kapur.

 

Repriza e dështimeve,

për me na tregu se nuk keni faj, 

Pse ne duhet besu.

Faji është jetim ate se merr askush.

 

Jemi të ndarë:

Në ne dhe ata.

Deshtimet serike,

Janë zhurma shurdhuese pa zë.

 

Një brez që po rritet 

Janë më sy që se ulin shiqimin

Ata do ti zgjojnë sytë që po flinin si dikurë.

 

Kur s´kemi askënd që na bashkon,

Të negritëm vet me guxim. 

 

Maji 2025

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat