Njerëzit e mençur lindin rrallë

Kultura

Njerëzit e mençur lindin rrallë

Më: 9 qershor 2025 Në ora: 21:16
Adem Bytyqi

Për një njeri thonë, mbaron familja,
lagjja, fshati,
e më në fund edhe qeveria.

Shkoi në amëshim Dr. Ibrahim Rugova,
mbaroi Kosova,
subjektet politike,
pas zgjedhjeve të fundit,
në vend që ta konstituojnë Kuvendin,
janë duke rrënuar shtetin
për të 29-tën herë.

Po të ishte gjallë Dr. Rugova,
LDK-ja
do të hynte në koalicion me VV-në,
për të mos lënë
shtetin pa institucione,
për hir të atyre
shteteve mike të shqiptarëve të Kosovës,
që e bënë të pamundurën
për ekzistencën e shtetit të Kosovës
dhe shpëtimin e shqiptarëve
nga holokausti serb i shfarosjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat