Paqartësi për përgjegjësi e dështim

Kultura

Paqartësi për përgjegjësi e dështim

Nga: Milazim Zeqiraj Më: 11 qershor 2025 Në ora: 21:20
Kuvendi i Kosovës

Paqartësia e dështimit është përgjegjësi

Nga 9225 ata kanë një hall,

e ne më shumë.

Premtimet në fushatë, 

janë fjalë e hiq më shumë.

 

Dorën në zemër, po jetojm sot për nesër

si shoqëri pa rregulla.

Por po mundëmi me jetu.

 

Në Kosovë nga 12.6.1999 valvitet flamuri i lirisë,

e nga 17.2.2008 flamuri i Pavarësis.

Për këta politikaj ne si jepim pesë pare.

 

Pushteti fole e ngroht më qëndru. 

Prokuroria, gjygjesia janë dekor i demokracisë.

Gjykata kushtetuse është ligji mbi ligje,

nëse vepron si dua unë, 

ka të drejtë, nese jo është e kapur.

 

Shoqëris Kosovare nuk i intereson 

mos zhvillimi e korrupcioni ?

Me rëndësi nga kush vjen,

Nëse vjen nga Ai që e unë votoj,

është në rregull.

 

Ne s´kemi luksin më jetu pa shtet e pushtet !

Nuk janë „heronj“ të shoqëris

ata që nuk respektojnë shtetin, pushteti,

prokurorin, kushtetutën e votën e lirë. 

 

Shtei i Kosova është hyjnor, 

pushtetit kërkon përgjegjësi.

 

Për ne Kosova është para, 

edhe kur politika dështon.

 

11.6.2025

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat