Poezi me dy vargje

Kultura

Poezi me dy vargje

Nga: Përparim Hysi Më: 20 qershor 2025 Në ora: 18:41
Përparim Hysi

1.Lulet
Pse lulet në kurbet kanë kaq erë
Sa në SHQIPËRi ka një ferrë?

2.Ushtari dhe komasndanti
U hodh në sulm ushtari dhe u vra në betejën e parë
Komandanti në çadër dafinat ka marrë.

3.Po harrova
Po harrova të keqen,le t'më nxjerrin një sy
Në harrova të mirën,të m'i nxjerrin që të dy.

4.Gruaja dhe lulja
A nuk ngjan një grua me lulen si pika me pikën?
A nuk thahenn e fishken që të dyja,po "nuk u vaditën"?!!!

5.Diktatori
Doli para turmave,i gërdheshur dhe pëllumbin e paqes lëshoi diktatori
Pëllumbi fluturoi,krahët iu mardhën dhe ra e ngordhi.

6.Turma
A nuk më thoni,pse fjala"turma"
Bën rimë me "zhurma" dhe asonancë me"rruga"?

7.Gjahtar!
Një gjë duhet ta dish mirë gjahtar:
Ti gëzohesh vetëm "duke vrarë"

8.Qeni dhe "miku"

Më kafshoi një qen e më dhëmbi njëçikë
Kurrë sa më dhëmbi gjithë shpirti,kur më kafshoi një"mik".

9.Një ish-deputet dhe unë
Bobo! jam keq se jam i paupunë
Në bordero të shtetit merrte dyfishin që marrë unë

10.Prifti dhe priftëresha
Prifti po tregonte se ç'kishte parë
Prftëresha molloiste pa qenë fare në pazar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat