Autori ka tashma një biografi të qëndrueshme dhe mbresëlënëse, me një mori vëllimesh me vlera të veçanta lirike dhe artistike, si edhe disa libra për fëmijë, poashtu i përfshirë edhe në disa antologji letrare, në të cilat ka përfshirë krijime letrare e kontribute artistike në shtypin kulturor e artistik të botuara në gazeta dhe revista të ndryshme.
Poeti Dedë Preqi, na ofron tekste të ndieshme përmes autencitetit të shprehjes së emocioneve me një stil ndoshta të zgjedhur, duke gjetur vendin në bashkëkohësi me poetët tjerë të kohës së mesme, por është e ditur se poetët e mëdhenjë gjakovar, siq ishin Enver Gjerqeku, Din Mehmeti, Ali Podrimja, Teki Dërvishi, Besim Bokshi, Agim Mala, Mehmet Bobi, Halil Haxhosaj, Mazllum Saneja dhe të tjerë, të cilët nuk mund ti zavendësojmë, sepse janë të pa krahasuar.
Autori në fjalë, falë lirikave aktuale poashtu edhe vargjeve të rimuara në shumë poezi të tij, e meriton ti japim autorit një meritë përkatëse por edhe të veçantë, që ka të bëjë me reagime të brendshme shpirtërore në një heshtje të ndezur, që duhet të shpërthejë dhe zgjohet nga bota e brendshme e njeriut, që do të zënte strehim edhe në shpirtin e poetit.
Në librin më të ri “Heshtje e Ndezur” në mesin e poezive në këtë libër shkruan: Gruaja është shtylla e shtëpisë/ çelësi i familjes, dhe parajsa e dashurisë, Natyra e saj i ngjason bukurisë së hënës/Me epitetin e saj dhe rrolin e nënës. Ndërsa burri, do të ishte në rrolin e bujkut/ Që lëvron e mbjell arat e derdhura ranore/ Dhe me ëndërrat e trembura mbi shpatulla/ I mbledh frytet e ëmbëla vjeshtore…
Më pastaj në brendinë e këtij libri “ Heshtje e Ndezur”kemi edhe disa vargje, që duhet ti veçojmë dhe ti studiojmë, sikur: Po të vdisja nesër/në mesin e fëmijëve, /ku lozin e këndojnë/ nën qiellin e lirë,/po të godasin ballin, /me lojrat e thepisura,/ sikur do e shuaja mallin. Ose, Nuk më pëlqen heshtja, /i ngjanë sikur të mos ishe,/ëndërrat e tua të çprushitura,/nuk do doja ta mbyllin gojën, e tjera.
Autori Preqi, sikur edhe në librat tjerë dhe në këtë libër investon me valenca të shumta simbolike e metaforike, në kontekste të ndryshme të diskursit të tij poetik me një përkushtim të ndjeshëm, kur thotë: Kosovë, në ty u ndeshën beteja të rënda, /në ballin tënd prej guri lindi kushtrimi,/ nuk pajtohemi kurrë se t`kemi humbur,/ e duam këtë tokë dhe e puthim me lot. /Ke ngjeshur plot dhimbje pa reshtur, / etje e uri i ke përpirë me shpirt të dëlirë,/ në trojet dardane ku ishe dem baba dem, /do mbetësh përherë gur i fortë në thëmel.
Vargjet e vëllimit Heshtje e Ndezur, janë të favorizuara nga qasja krijuese e autorit nga kujtesat e pa harruara në heshtjen e ndezur të kohës nën okupim, duke e përkthyer në një jetë të pa durueshme dhe jo normale, si një zingjir i vazhdueshëm i represaljeve dhe peshës së rëndë okupuese ndaj një populli të pafajshëm, siq ishin shqiptarët e Kosovës, nën okupimin serb.