I gëzohem gushtit

Kultura

I gëzohem gushtit

Nga: Musa Ahmetaj Më: 18 gusht 2025 Në ora: 23:23
Musa Ahmetaj

I gëzohem gushtit

Eshtë kohë pushimi

Në teatrin e zgjedhur

Pushon edhe aktrimi

Pushojnë reprizat

Me të njejtit aktorë

Kostumografia dallon

Me të njejtit regjisorë

I gezohemi gushtit

Vapa mbretëron cdo ditë

Aktorët kane zgjedhur

Ku te i mbushin bateritë

Disa kane zgjedhur detin

Për disa askush fare nuk di

Shtatori do sjellë premiera

Madje me plot tragjikomedi?!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat