Si zjarri po digjej…

Kultura

Si zjarri po digjej…

Nga: Xhelal Hoxha Më: 7 shtator 2025 Në ora: 08:28
Xhelal Hoxha

Donte ta ndizte zjarrin por nuk dinte si?

Edhe pse gruan e kishte të shtrirë në shtrat e sëmur

Sillej vërdallë edhe nuk dinte ç’të bënte assesi!

Mblodhi e çnuk mblodhi çdo gjë

Që gjeti aty afër që kishte në shtëpi…

Për t’i ndezur në vatër me blozë hiri shkarpat disi përsëri

Një ditë prej dite, në një ndej me mua, vet ai

po mi tregonte hallet pak, nga pak

Shkujdesur i gjori të gjitha hallet e ti…

Ishte një burrë mesatar,

i vendosur tamam si një bajrak

nuk ishte i vjetër, as nuk ishte plak

Në mes tjerash, po më thoshte: gruan e sëmur qe disa vjet…

Dhe, për çdo mëngjes po më duhej zjarrin ta ndezi vet!

Sakaq unë që isha si një nguca keq e pak tekanjoz

I thash si mëndur pak me mahi:

Ti edhe ashtu i mirë je e pare ki

Merre një grua-punëtore tjetër e mos u ban shumë nervoz!

Nëse të ndodhë ndonjë e keqe e pa pritur?

Belan nga miqtë tjerë ta ndreqi unë hiq pa e ditur!

Dhe s’keni nevojë aspak të bëheni dytë gjeloz

Fusha vrojtohet gjer e gjatë

Ndërsa pyllin mundohemi ta shohim shpat, më shpat

Qoftë në një qytet, apo në ndonjë tjetër fshat…

Në fund fare, a dini çka më tha:

Unë po digjem si zjarri përsëri

Ti më flet për hirin, a je njeri?!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat