Paqa dhe liria ngrohin si dielli

Kultura

Paqa dhe liria ngrohin si dielli

Nga: Milazim Zeqiraj Më: 19 shtator 2025 Në ora: 13:16
Milazim Zeqiraj

Ne jemi shumë më shumë, 

kemi zgjedhur paqen e lirin,

tiranit dhe stuhit do ti ndalim,

që liria e dashuria 

të fiton çdo kuptim

Në zhurmën e luftës,

zëri i paqes,

s´po ndëgjohet shumë,

por një ditë,

do të shpërthejë jehonë.

Rezistenca kundër luftës po rritët, 

si dielli që ngrohë në agim. 

Liria do të shpërthejë, 

si lule në pranverë.

Të punojmë sebashku,

sot për paqe, 

së nesër është vonë. 

Mos hapni plagë në plagë,

por liri e dashuri në çda fron.

Të mbjellim lule jo vetëm në Tokë 

por edhe në Hënë e Mars,

së njerëzimi gjithëmon dëshiron,

një botë më liri e paqe,

e jo më dhimbje e plagë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat