kur thoni se në Kosovë ka drejtësi
dhe se krimi e korrupsioni
po luftohen me vendosmëri.
Janë ndëshkuar shumë pak keqbërës,
jo edhe ata kryesorë të hajnive, korrupsionit
dhe krimit ekonomik të organizuar,
të cilët qëndrojnë në lidhje kauzale
me ata që e kanë kapur shtetin,
për ta varfëruar popullin
dhe për t’ia bërë qejfin vetes.
Ta dini, qytetarë të nderuar të Kosovës,
se në Kosovë kurrë nuk do të ketë
drejtësi të mirëfilltë
për t’i ndëshkuar peshqit e mëdhenj,
ata që vërtet e meritojnë,
pa u zbatuar
një VETING për prokurorë dhe gjyqtarë.