Votojmë për veten tonë

Kultura

Votojmë për veten tonë

Nga: Milazim Zeqiraj Më: 5 tetor 2025 Në ora: 08:13
Milazim Zeqiraj

Me durim e kulturë presim,
ne përherë mbesim dritë në stuhi.

Është koha të zgjohemi nga harresa.
Shumë herë kemi votuar,
për premtime boshe,
për fjalë që s’mbajnë peshë.

Ne sot, duhet të votojmë,
për veten tonë,
se guximi në palcë e kemi.

Sot i votojmë, ata që duhen vendit,
por nesër e kuptojmë,
sa e rëndësishme është vota e jonë.

Me votim të drejtë, vendi përparon,
e shëndritë si dielli, në horizontin tonë.

Mos të votojmë kot,
për inat e shoqëri,
por për ata që sjellin,
zhvillim e mirësi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat