Asnjëherë nuk heshtin malet

Kultura

Asnjëherë nuk heshtin malet

Nga: Engjëllushe Sheme Koltraka Më: 7 tetor 2025 Në ora: 11:59
Foto ilustrim

Mrekullinë e bëri vetë Zoti

Ruajti toponimet mot pas moti

Siç i shkroi babai i historisë Herodoti

Trojvogjli është tek Kuka e Kastriotit.

Herodoti shkroi pesëqind vjet para Krishtit

Mbretin Kidini e njohu nga unaza e gishtit

Ajo ishte një unazë me shqiponjë

Mbi përkrenare dy brirë dhie rrezatojnë.

Kidin Trojvogjli kishte mbretërinë

Nga malet e Lurës në fushë të Ohrisë

Mbretëria e tij ishte lugina e Drinit të Zi

Nëpër shekuj ka shkruar histori.

Luginës ishin ngritur shumë kala

Ato përballuan sulme të mëdha

Sulme që vinin nga romakë e sllavë

Në zemrat dibrane heriozmi rrinte gjallë.

Mbreti Kidni kishte dy djem,

Të fuqishëm, dibranë me gen.

I madhi Kuku, i vogli Kastrioti syshkruar

Qëndisur shqiponjat në kraharuar.

Nënë Zelija më mori përdore

U ulëm në sofatet e portës me harkore

Më tregoi shenjat e murit të gurit

Dy mijë e pesëqind vjet forcën e burrit.

Mijëra vite duken si sot

Themelet e kullës me gjak e me lot

Vandalizmi emrin nuk ua shuajti dot

Origjina e Kidinit në Kuke e Kastriot.

Këto mure kalashë me gurë të latuar

I ngritën mjeshtrat dibranë me të artat duar

Atëherë të fuqishëm ishin burrat, të keqen nëna

Se qumësht gjiri pinin nga të mirat zana.

Unë e lexova me endje Herodotin

Të artë kishte fjalën, të kulluar lotin

Nga Lura në Ohri e shkeli me këmbë,

Pa vende, dëgjoi vaje, dëgjoi këngë.

Hëngri misërnike të ngrohtë me kos deleje

Fëmijët syshkruar i mbuloi me përkëdhelje

Pa shtatë liqenet ku vallëzonin zanat

Dhe kostumet e hijshme që vishnin nënat.

Bisedoi me pleq të mençur lurianë

Që mbanin breza sharmanë

Në kokë qelesha të bardha

Si hoje mjalti e ëmbël ishte fjala.

Dikur njerëzit jetonin në shpella

Por në Lurë gjeti kulla si kështjella

Edhe sot shtëpisë i thonë -shpe

Në shpe çdo trim ka le.

Mikpritja luriane e ka lumturuar

Ndaj e ndieu veten më të rinuar

Pastaj ra në Kryq Ujor

Bujarinë dibrane preku me dorë.

Pa kalanë e Kidnit në maje të malit

Si vështrim shqiponje ishin sytë e djalit

Mbante krenarë harkun me shigjeta

Që shponin gurin me majat e mprehta.

Pastaj kaloi Setën dhe Drinin e Zi

Qytetin Eunea e pa me sy

Njerëzia aty jetonin në harmoni

Aty ishte pazari, zhvillohej zejtari.

U ngjit në Trojvogjël në qytetin Emathia

Qyteti kishte formën e shqipes me flatra

Ku macja kalonte çati mbi çati

Dhe shkonte e pinte ujë në Dri të Zi.

Pastaj pa kalanë e Turr Volisë

Ku vrulli i volitshëm të shponte me shtizë

Kidni e kishte vrullinë e Mbretërisë

Si rruge binin mbi kokë të hordhisë.

Pa Muresat, Lugjet e Kroin e Tushit

Pastaj u ngjit në lartësinë e AS Tushit

Kaloi e pa Kodrën e Gjatit

U ul e pushoi në Livadhet e Çel Asit.

Në Qytezë u ul në sofatin e një avllie

Një nuse e re i serivri një kupë dhallë plot shije

Si me dorë ia hoqi lodhjen menjëherë

Pemër plot lule, bilbilat këndonin, pranverë.

Nënë Zelija, nënë e liqeneve të Lurës, bija e Hotit

Kur më tregonte po I ngjante Herodotit

I cili I shkeli këto 2500 vjet më parë

Kalatë u rrafshuan, por toponimet nuk i dogji asnjë zjarrë.

 U rrafshua kalaja e Askanës

Aty nuk çelin më lulet e thanës

Ia kafshuan muret Sterfigradit, Stelushit

Mbi lisa nuk çeli më pjergulla e rrushit.

Deri më 1200 udhëhoqi barku i Kukut

Kafshimet e armiqve më të egra se të ujkut

Pas këtij viti udhëhoqi barku I Kastriotit

Madhështia u rritet mot pas moti.

  Barku i Kukut zotëronte Muresat

Edhe sot ka shenja muresh si qëndismat

Mure të ndërtuara nga Mbreti Kidini

Dhe përballonin furtunat e çdo dimri.

O Zot, sa shumë toponime të lashta!

Këtë popull, fort Zoti e dashka!

Që i mbrujti mençuri e trimëri

I mbrujti me mikpritje e bujari...

Ejani ju, të ndritur, o historianë

Studioni historinë e tokës ku jetojnë dibranë

Që rrënjët e tyre viojnë nga lashtësia

Toponime, hidronime, oronime janë vetë mrekullia.

Nuk ka dibranë që nuk njeh babë e nanë

Motër e vëlla koka ku u ka rënë

Nuk ka dibranë që nuk i ruan fort në zemër

Fis e miqësi, nun e kumbarë,emër për

Emër.

Herodoti nuk e dinte se do të hyjë ligësia

Të lakmohej për të zaptuar trojet e mia

Ta ndajë Dibrën në thërmia

Të ndajë prindin nga fëmija.

Nënë Zelija ma mësoi origjinal historinë

Kujt i thonë ki e kujt i thonë din

Ku është Troja, kujt i thonë Vogjël

Që i mëson fëmija kur është sa një gogël.

Ki i thonë Kryq, e Din i thonë ujë

Kryq Ujor ku bashkohet Grama e Seta më rrëmujë

Kokë më kokë derdhen në Dri të Zi

Ali Pashës Ushtrinë këtu ia kanë gri.

Ali Pasha, i  katërti Kalif nga Anadolli

Humbi betejën në livadhe Trojvogjli

Trojvogjlin e quajti Shesh Hidhërimi

Kryqin Ujor një shenjë mallkimi.

Rahmet i lëshoi sot Binak Bilotës

Me hollësi përshkoi dallgët e shqotës

Shpata e Skënderbeut në Dibër Poshtë

Përroi Shkumajë sot quhet Gjalagjosht.

Kur lexon Bilotën në gufon zemra

Gjeneralët shqiptarë i përmend me emra

Dhe ata që u varrosën në varret e Vogjla

Aty ku janë madurret e Vogjla.

Në krye të livadheve është Troja

Vogjël do të thotë është e vogla

Trojvogjli është mbiemri i parë

Nga Mbreti Kidni e me radhë.

Në çdo pëllëmbë të tokës dibrane

Aty rreh një zemër nane

Trojvogjli është në Kuke e Kastriot

Brezat e trashëgojnë për jetë e mot.

1900 vjet pas Herodotit

Prifti Binak Bilota mori bekimin e Zotit

Poemën e ruajti me mbështjellje dylli

Të hapet kur të ik inkuizicioni e të dalë dielli.

Historitë shqiptare nuk kanë të sosur

Ti nxjerrim në dritë, të mos i lëmë varrosur

E para në malet shqiptare rritej dhia

Në përkrenaren e Kidnit brirët e saj ishin stolia.

Vetë Skënderbeu e tha me gojë:

Përkrenarja me brirë dhie do të rrojë!

Këtë përkrenare e mbajti mbreti i fisit tem

E do ta mbajë në gjak kush ka këtë gen.

Kidna dhe Dibra është zemra e Arbërisë

Që Ia lartëson krenarinë Shqiptarisë

Dikur Nish Pervezë ishte vatani

Por erdhi e nba e copëtoi I pashpirti, Satani.

Më vonë Satani ia copërtoi shtatëdhjetë qytete  

Mbretit Genti duke e sikterosur në përtej dete

Robëruan tridhjetë e dy fise ilre

Që jetonin në dyzet male plot xhevahire.

Toka u pushtua nga vandalët

Asnjëherë nuk heshtën malet.

Se ngahera rritnin një djalë

Ciklopit ia qërron syrin në ballë.

Ciklopi duke ulëritur ngeli në shpellë

Vdekjen e tij duke e ndjellë

U mbyt në vrerë duke vjellë

E varrin e ndjeu sa ishte i thellë.

Oh! Më trazove ndjenjat o nënë Zelije!

Ndjenjat e mbushura me frymë lirie...

Deri kur kemi për të duruar,

Duke parë Dibrën e Atdheun e robëruar!

Ciklopit jo ti nxirret syri, por ti pritet koka

Me ne të mos bëj sehir bota...

Të ngrihemi siç u ngrit Adem Jashari

Për liri familjarisht gjakun fali...

Dardani të qofsha falë,

Si Ty, Çamërisë t’i rritet një djalë!

Ti rritet Shkupit e Liburnisë

Të bëj një trojet e shqiptarisë.

Historinë e nisa me Dibrën

Që e ka më të hidhurën.

Në dy pjesë qëndron e ndame

Në Dibër të Vogël e Dibrë të Madhe.  

O ju historian e këngëtarë

Mos shkruani histori e këngë për të qarë

Shkruani të vërtetat, këndoni këngë kushtrimi

Vetëm kështu do të vijë bashkimi.

Ngrihuni e merrni bekimin e Zotit

Në Dibër poshtë është shpata e Kastriotit

Ngrihuni e rrokeni fort atë shpatë

Që të sillni lirinë e artë.

Se liria ka shije e ngjyrë gjaku

Me gjak ajo vjen pranë çdo pragu

Të mos derdh gjak, shkruajta poezinë

Si homazh fitorje për lirinë.

E nisa homazhin nga Troja e Arbrit

Që të përhapet në katër vilajete

I duhet prerë koka gjarprirt

Shqiptaria ti gëzohet kësaj jete.

Unë jam bijë e Mineverës lindur në Kolonjë

Në Dibër nënë të dytë kam Zelijen si zonjë

Bashkohet historitë e Dibrës me ato kolonjare

Janë të ndritura në historinë kombëtare.

Sot përkulem thellë pranë varrit të tyre

Që më mësuan fakte të vërteta historie

Nënë Mineverja, bijë pashallarësh o Starjallie

Zanë e shtatë liqeneve të Lurës, bijë e Hotit, Nënë Zelije.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat