Lajm i trisht përhapet gjithandej në Kosovë,
si një dimër i acartë,
që ngrin çdo gjë që e zë jashtë.
Të gjitha partitë bashkë, edhe me emisarët e Beogradit në Kosovë, e luftojnë Albin Kurtin,
bashkëpunëtorin e Leoratit të Çmimit Saharov,
Adem Demaçit.
Ata që e themeluan Gjykatën Speciale kundër
luftës së drejtë të Kosovës,
dhe që ia dhuruan Malit të Zi 8,200 hektarë tokë të Kosovës,
Maqedonisë së Veriut ia dhuruan me qindra hektarë tokë të Kosovës,
i kanë shpallur luftë ish-kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.
Ata që u pasuruan duke blerë toka të Kosovës me çmime qesharake,
Albin Kurtit i thonë se është bashkëpunëtor i Serbisë,
ani pse Serbia ka dhënë një miliard euro
për ta larguar Albin Kurtin përfundimisht nga pushteti në Kosovë.
Shpifjet kundër Albin Kurtit janë të gënjeshtërta.
Motivi i luftës kundër tij vjen nga dëshira për pushtet
i atyre që tashmë nuk kanë më mundësi
për t’ia vjedhur pasuritë Kosovës,
duke i varfëruar qytetarët dhe pasuruar veten.
Qeveritë shkojnë e vijnë,
por a thua, ata që mund të vijnë pas
Albin Kurtit, a kanë për ta zhvilluar Kosovën,
apo pasuritë e saj kanë për t’ia vjedhur,
siç kanë vepruar atëherë kur ishin në pushtet?