Janë krime makabre.
Serbia vrau 15 mijë qytetarë shqiptarë,
kryesisht civilë, pleq e gra,
ndër të cilët edhe 1,432 fëmijë,
pa asnjë arsye tjetër,
vetëm pse ishin shqiptarë.
Granatuan mbi 200,000 shtëpi,
objekte kulturore, fetare, biblioteka,
dhunuan 20,000 femra shqiptare,
mbushën me varre masive vendbanime të ndryshme me trupa të vrarë e të djegur shqiptarësh,
për t’i zhdukur gjurmët e krimeve monstruoze
kundër shqiptarëve.
Nga të gjithë autorët shqiptarë,
kontributin më të madh
pas përfundimit të luftës së fundit në Kosovë
për dokumentimin e krimeve monstruoze të Serbisë në Kosovë
e ka dhënë profesori Nusret Pllana.
Botimet e tij, të argumentuara me foto dhe fakte të tjera, tashmë kanë filluar të shpërndahen
nëpër botë, për krimet makabre të Serbisë
kundër shqiptarëve në Kosovë,
të cilat historia e njerëzimit nuk i ka njohur deri sot.
Për kontributin e profesor Pllanës
në hedhjen e dritës mbi krimet monstruoze të Serbisë kundër shqiptarëve në Kosovë,
me keqardhje, nuk e ka ndihmuar asnjë qeveri;
të gjitha shpenzimet i ka bërë vetë,
nga gjepi i tij i varfër.
Me të drejtë, profesori Pllana,
botues i qindra e mijëra fakteve mbi
krimet më çnjerëzore të Serbisë kundër shqiptarëve në Kosovë,
pohon:
"Këto krime të trishtuara të Serbisë kundër shqiptarëve të Kosovës nuk duhet t’i harrojmë, për të mos u përsëritur më kurrë."