Kjo e tanishmja,
nuk është më çështje kohe,
por një rënie pa zhurmë,
një mënyrë që kurrë nuk përsëritet.
Ne nuk jemi njësoj,
por në fund bëhemi të ngjashëm,
si gurët në fund të pusit,
pa shpirt, me fytyra të zbehta.
Në këtë heshtje të madhe,
ironia buzëqesh,
me hijet tona që nuk lëvizin,
por janë vendosur në një kornizë,
si një pikturë e vjetër,
që askush s’e vëren.
E kaluara është arrogancë.
Në fund, reflektim për të ardhmen:
Të gjithë bëhemi të ngjashëm,
dhe fillojmë të ecim nga fillimi,
duke menduar se kemi mjaft kohë
për të ecur në hap me kohën.
Kjo s’është tragjedi,
por as normale;
Shpresoj të ecim më zë të ulët.
Vendi lëviz, por ne nuk ecim,
qeshim që të mos qajmë,
dhe mendojmë që të mos dorëzohemi,
para hijeve që nuk levizin.
Në fund për të gjithë e ditur,
se fjala nuk i ndryshon gjërat,
atëherë të mendojmë për të ardhmën,
e me ironi ta kujtojmë të kaluarën.