Jo gënjeshtër, por e vërtetë

Kultura

Jo gënjeshtër, por e vërtetë

Nga: Adem Bytyqi Më: 2 nëntor 2025 Në ora: 21:19
Adem Bytyqi

As kush nuk flet.
Pse vallë e fshehin të vërtetën?

Kur dihet se janë dhënë 52,000 dollarë në muaj
nga buxheti i Kosovës
dy vite rresht, 2018–2020,
për të lobuar për ndarjen e Kosovës.

Pse gazetarë dhe analistë,
që bëjnë gjurmë në emisione televizive
ditë e natë,
nuk guxojnë ta pohonin të vërtetën?

Se kush ishin ata
që e shpenzuan aq shumë buxhetin e Kosovës
për të lobuar për ndarjen e saj,
duke masakruar tërësinë tokësore
të shtetit më të ri të Evropës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat