Në vendin tonë të lirë.
zogjet fluturojnë lirisht në qiell drejt dritës,
se nuk kanë frigë nga lartësia.
Në fund të detit peshqit pushojnë
jo nga lodhja,
janë mbytur në valet e veta,
se nuk dinë të notojnë.
Qeni e i biri qenit përtej gardhit
po leh me dhembje,
ka vdekur,
së është ngatërru në zingjirët e vet.
Ne jemi mirë,
vendi nuk vuan për liri.
Në këtë tokë më legjenda,
jetojmë se legjendat i kemi provuar.
Ne jemi të lirë,
stuhitë rreth e përqark buçasin.
Ne nuk kemi frikë nga risitë.