Partitë shqiptare në Kosovë,
duke e urryer njëra-tjetrën,
qeveri nuk mund të formojnë.
Pas kaq vitesh çlirim,
urretja mes tyre
dhe etja e zjarrtë për pushtet
e kanë lënë shtetin pa institucione
dhe pa buxhet.
Kjo që po i ndodh Kosovës
është pa precedent —
nuk i ka ndodhur asnjë shteti
në rajon e në Evropë.
Miqtë tanë që na ndihmuan
të bëjmë shtet,
sot janë në dilemë:
a janë vallë në gjendje
shqiptarët e Kosovës
ta ndërtojnë
dhe ta mbajnë shtetin e tyre?