E okupuan herë romakët,
herë turqtë, sllavët,
bullgarët e kush tjetër,
por serbët ia ndrynuan emrin
nga Dardani në Kosovë,
kur në Ballkan erdhen nga Karpatët
i okupuan të gjitha tokat e shqiptarëve.
Pas shumë vitësh,
Dardanai nga okupimi serb çlirohet,
kurrë nuk do t'i kishte shkuar mendja
se politikanët shqiptarë
pasuritë e saja do t'ia vidhnin
për t'u pasuruar vetë
e varfëruar qytetarët.
Një ditë Dardania foli!
Ata që mi vjedhin pasuritë
nuk janë shqiptarë,
janë armiqtë më mizorë të shqiptarësisë,
pasuritë e tyre herët a vonë
kanë për t'u djegur në zjarr,
fëmijët e tyre nuk kanë për t'i gëzuar kurrë.