Nëse përsëri

Kultura

Nëse përsëri

Nga: Adem Bytyçi Më: 12 nëntor 2025 Në ora: 10:46
Autori Adem Bytyçi

do të kthehet në pushtet klasa e vjetër politike,

Kosova dhe qytetarët e Kosovës kanë për të pësuar keq.

Në Kosovë

ka për të lulëzuar hajnia dhe korrupsioni,

krimi ekonomik i organizuar

do të përfshijë çdo segment

të shoqërisë dhe shtetit,

pushtetarët pasuritë e popullit

kanë për t’i përvetësuar për vete.

Kjo nuk thuhet rastësisht,

sepse kjo klasë politike,

pas çlirimit, posa erdhi në pushtet,

pasuritë e Kosovës i përvetësoi për vete;

me qindra e mijëra qytetarë të Kosovës,

nga varfëria dhe mjerimi, e lëshuan vendin e vet.

Vallë, ajo që mbahet mend

e nuk mund të harrohet kurrë —

kjo klasë politike

tokat e Kosovës i bleu me pak lekë,

sikur këto toka

të mos kishin qenë të Kosovës,

por të ndonjë shteti tjetër.

Madje, madje, klasa e vjetër politike

që orvatet për të ardhur përsëri në pushtet,

kur e qeveriste Kosovën,

Kosovës ia solli Asociacionin serb,

të keqen më të madhe të hegjemonizmit serb.

Në mesin e kësaj klase politike

kishte zëra që thonin

t’u falen krimet e luftës

dhe gjenocidi kundër shqiptarëve

shtetit serb.

O Zot!

Qytetarët e Kosovës

luten ditë e natë:

kjo klasë politike

kurrë më të mos vijë në pushtet

për ta varfëruar Kosovën

dhe qytetarët e vet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat